Kryetari Bashkisë Malësia e Madhe, Tonin Marinaj, iu përgjigj në emisionin #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, pyetjes se kush është përgjegjës për prishjen e objektit të ri, që u ndërtua në kullën e Prek Calit.
Marinaj tha se çdo gjë është përgjegjësi e autoriteteve vendore dhe jo e atyre qendrore. I pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, nëse kishte pasur telefonatë nga Kryeministria, Marinaj u përgjigj:
“Normal që më kanë marrë. Më kanë telefonuar të shqetësuar ditën e prishje së kullës. Më kanë pyetur se si qëndron problemi dhe unë ua kam sqaruar ngjarjen.
U kam dhënë shpjegime, pasi më kanë pyetur a jam korrekt me rregullat dhe ligjin”, tha Marinaj. Me sa duket, pasi është vërtetuar se çdo gjë është brenda rregullave, nuk ka pasur reagime të tjera nga Kryeministria.