Kisha ruse dhe ortodoksia bullgare (3) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kisha ruse dhe ortodoksia bullgare (3)

15:35 | 23/09/2021
në Kryesore
0

Shkruan Fahri Xharra

(Deri me ardhjën ose pushtimin e Bullgarisë nga otomanët 1386, Bullgarinë ortodokse e udhëheqnin carët e ndryshëm (njëri pas tjetrit) me origjinë turke dhe me fe ortodokse. (Ortodoksia u legalizua pas pagëzimit të Borisit I në Borsh të Shqipërisë). Nëse i vëreni figurat e carëve bullgarë me prejardhje turke, prej Khan Asparuhit (të birit të Khanit  Kuvrat (631- 652 ), mbretëria e të cilit dështoi në Azinë Qendrore) e deri te Car Strazimiri (1356-1386) të gjithë kanë pamje turke, përkundër matresave të përziera me gra vendore ose sllavë të instaluar në Greqi).

Të shpjegojmë që Kisha Ortodokse në Rusi i shënon gjurmët e saj në kohën e Rusit të Kievit (Kievan Rus’), i cili ishte i pari që formoi shtetin e Rusisë.

Read more

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

E rëndësishme për ne të dimë se paraqitja e parë e rusëve në Bullgari ishte një ngjarje me rëndësi (fatkeqësi për shqiptarët deri me sot fxh), e cila ndikoi në politikën bullgare deri më sot.
Në gushtin e vitit 967, për herë të parë rusët shkelën në Bullgari. Flota ruse me dhjetë mijë ushtarë arriti në buzët e Danubit në Ballkan (Ilirik) dhe nga kjo ardhje do i vërejmë ndërhyrjet ruse në sllavët e Ballkanit.

Sviatislavi, një bishë njeri, i ushqyer me mish kali dhe qumësht pele, i veshur me lëkurë arushe deri në tokë e pushtoi qytetin e Silistres që ishte një qendër e fortë luftarake e Bullgarisë, saqë Perandori i Bizantit filloi t’i frigohej fatit të mëtutjeshëm të kryeqytetit të tij dhe u ngut të lidhë paqe me Carin e Bullgarisë  U kryen martesa të dyfishta që i lidhi aleanca në mes tyre.

Janë disa data të rëndësishme që na duhen. Në vitin 988, princi i Kievit, Vladimiri krijoi Kishën Ortodokse në varinatën e Bizantit të Konstantinopojes dhe bëri fenë ortodokse, fe të shtetit rus.
Fuqia kishtare ruse nga Kievi në Moskë kaloi në shekullin XIV dhe të gjitha autorizimet kishtare i mori Moska.

Por, nga harta nuk shohim që në këto toka, ku sundoi Bullgaria të qe edhe prania dhe ndikimi rus, i cili punoi për sllavizimin e popujve të nënshtruar.

Ne duhet të dimë që sllavizimin e emrave të fshatrave, qyteteve, maleve dhe lumenjve dhe disa fjalëve tona e kryen bullgarët brenda 200 vjetëve. Koha e Borisit me pagëzimin e tij pasoi me ardhje të rusëve, të cilët së bashku me ndihmën e Bizantit u munduan të sllavizojnë çka ishte e mundur.
Sllavomaqedonët e sotëm janë pasardhës të Bullgarisë së madhe mbi tokat e vërteta shqiptare-maqedone. Ata nuk janë pronarë të tokave, ku sot jetojnë. Janë ardhacakë të pas shekullit IX.

Car Simenoni i neveritur nga dobësia e Pjetrit, një fisnik bullgar, i quajtur Shishman, një vendas nga Trnovo, vendosi të krijojë një dinasti të vetën. Në pamundësi për të nënshtruar të gjithë vendin nën ndikimin e tij, ai u kënaq me gjysmën perëndimore. Ai shpejt e shtriu ndikimin e tij në Maqedoni e Shqipëri dhe nga viti 963 kishte dy Perandori Bullgare të ndara, njëra në perëndim, tjetra në lindje. Shishmani qe vetëshpallur “car” dhe pasardhësit e tij e mbajtën veten për gjysmë shekulli, pasi gjysma tjetër e Perandorisë kishte rënë nën zgjedhën bizantine.

Vetëm një shembull : Duhet të shpjegohet jo vetëm neve, por edhe serbëve që emrat sllavë që i kemi nuk janë emra serbë. Serbët janë shumë të vonëshëm këndej pari. Të gjitha emrat sllavë janë nga sllavishtja e vjetër – ajo bullgare. Bullgaria është shteti i parë sllav në Ballkan. Bullgarët ashtu si ishin u konvertuan ne të krishterë në shekullin IX nga Bizanti.

Bullgarët, sunduan gati 200 vjet mbi tokat tona, lageshin në katër detëra: Deti i Zi, Egje, Jon dhe Adriatik.

Të skpjegojmë edhe këte, se tek ne gjenden shumë vende me  emrin Doll (Dol) që në kuptimin sllav është rrafshë, rrafshinë.  Që mos ngutemi dhe të lindë një përkthim i tillë ne duhet të dimë se si quhej nga të parët. Këte na e thotë etimologu Aleksandër Hasanas: “Alberto G. Areddu – profesor i lëndëve letrare – në esenë e re “Mbiemrat në Sardenjë dhe prejardhja e tyre Ballkanike” sjell një shembull mbi fjalën “tola” – një mbiemër ky shumë i përhapur në Sardenjë, i cili merr formë nga dy fushat e territorit të Moresë. Por, veç kësaj, ky studiues shpjegon më tej se gjen konfirmim edhe në fisin antik ilir të Tolenses, të cilët marrin këtë emër, sipas ballkanologëve, nga ilirishtja (dhe forma indo-evropiane) *tōlā, që do të thotë “fushë”.

Pra, vërejmë qartë se fjala ilire “tolā = fushë” i përket gjuhës shqipe me kuptimin e saj “vend i ulët, i /t’ulët, vend i butë, i ulët; ultësirë”. Kjo fjalë e pastër shqipe gjendet gjithashtu edhe në emërtimin e fiseve ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni – Vlora deri në Dyrrah. Në Dukagjin ende e ruajmë këtë emër ndoshta edhe pa e ditur kuptimin e tij në shqip: Tolaj.

Pra, akademive, nëse duan t’i shpejtojnë gjërat në albanizimin e emrave sllavë iu del një punë serioze në një angazhim të tillë.

Në ditët e ardhshme: Shën Klementi i Ohrit, Cirili, Metodi dhe Shën Naumi, që krijuan alfabetin sllav, por jo serb

Referencat:
– (http://countrystudies.us/russia/38.htm

https://depts.washington.edu/cartah/text_archive/miller/m2_c2.html

– Herbermann, Charles, ed. (1913). “The Religion of Russia” . Catholic Encyclopedia. New York: Robert Appleton Company).

– Karl August von Hase. A history of the Christian Church. Oxford, 1855).

– https://bnr.bg/en/post/100481527/was-boris-i-baptized-in-albania

Etiketa: Alberto G. AredduAleksandër HasanasBizantiFahri XharraKisha ortodokseKisha ruse dhe ortodoksia bullgareKonstantinopojasardenjetolāTolense

Të Lidhura

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

nga 27
13:46 | 25/04/2026
0

Një 46-vjeçar, Ylli Berisha, i cili prej vitesh jeton duke lypur, është vënë përballë drejtësisë pasi akuzohet se nuk i...

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

nga 27
13:16 | 25/04/2026
0

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë të re mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar po përdorin faqe...

Para
Vaksina për koronavirusin nga Moderna, rezulton 94% efektive

Shefi Ekzekutiv i Moderna-s: Pandemia mbyllet brenda një viti

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026
SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

13:16 | 25/04/2026
Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

13:14 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –
  • Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina në rritje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com