Shumë kilometra larg Parisit gjendet një…Paris i dytë.
Kina, vendi që “fotokopjon” thuajse gjithçka, tashmë ka krijuar një Paris të ri në Kinë.
Një lagje e qytetit kinez të Hangzhou duket se po imiton në shkallë të gjerë kryeqytetin francez.
Fotografi Francois Prost e ka quajtur “Sindroma e Parisit” lagjen ku mund të gjesh kullën Eiffel, ndërtesat klasike dhe Kopshtin e Versajës.