• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kina paraqet sfida sigurie për NATO-n –

17:41 | 01/02/2023
në Uncategorized
0

Lexo edhe

Moti për fundjavën, priten reshje shiu dhe vranësira –

Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –

U hodh nga kati i katërt i spitalit, ndërron jetë pacienti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e pranoi sot se Kina paraqet sfida sigurie për interesat dhe vlerat e NATO-s, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të saj në rritje me Rusinë. Zoti Stoltenberg i bëri komentet gjatë një vizite në Japoni, ku premtoi thellimin e lidhjeve ushtarake me Tokion me tensioneve në fushën e sigurisë të shkaktuara nga agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe bashkëpunimi i saj ushtarak në rritje me Kinën. Ministria e jashtme kineze reagoi sot duke thënë se zoti Stoltenberg po “ekzagjeron” kërcënimin nga Kina.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltennerg shprehu sot shqetësimin rreth sfidave në fushën e sigurisë që Kina paraqet për NATO-n dhe intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak të Pekinit me Moskën.

Deklarata

“Fakti që Rusia dhe Kina po forcojnë lidhjet dhe investimet e rëndësishme të Kinës në aftësitë e reja të avancuara ushtarake nënvizon kërcënimin dhe sfidat që ajo paraqet për aleatët e NATO-s. Pra, mesazhi është se siguria është një çështje globale dhe jo rajonale”, tha zoti Stoltenberg.

Duke folur me studentët në Universitetin Keio në Tokio, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ndonëse ekzistojnë këto sfida, Kina nuk konsiderohet si një “armike” e NATO-s.

“Ne nuk kërkojmë konfrontim me Kinën. Në fakt, ne nuk duam konfrontim me askënd. NATO është një aleancë mbrojtëse. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Kinën për çështjet ku shohim interes të përbashkët ose potencial për interes të përbashkët për kontrollin e armëve, ndryshimet klimatike dhe çështje të tjera”, tha ai.

Zoti Stoltenberg u takua me kryeministrin japonez Fumio Kishida të martën, ku ai kritikoi ashpër Kinën për “arrogancën ndaj fqinjëve të saj dhe kërcënimin ndaj Tajvanit”. Ai tha se Kina po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe po zhvillon armë që mund të godasin vendet anëtare të aleancës së NATO-s. Zoti Stoltenberg theksoi nevojën që Japonia dhe demokracitë e tjera të punojnë së bashku me aleancën e NATO-s për të mbrojtur rendin ndërkombëtar.

Reagimi nga Kina

Ministria e Jashtme kineze reagoi sot duke i quajtur “të ekzagjeruara” pretendimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me kërcënimin ushtarak nga Kina.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se “mentaliteti i Luftës së Ftohtë” i NATO-s dhe forcimi i lidhjeve të saj ushtarake me partnerët rajonalë nuk është i mirëpritur në rajonin e Azi-Paqësorit.

“Kina ka qenë gjithmonë mbrojtëse e paqes dhe stabilitetit botëror dhe rajonal. NATO duhet të marrë seriozisht në konsideratë se çfarë roli ka luajtur në ruajtjen e sigurisë evropiane”, tha ajo për mediat gjatë një konference shtypi në Pekin.

Kina ka kritikuar përpjekjet e NATO-s për zgjerimin e aleancave të saj në Azi. Rusia, e cila e quan pushtimin e saj në Ukrainë një “operacion special”, e ka konsideruar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s si një kërcënim për sigurinë e saj.

Japonia, një aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, ka zgjeruar vitet e fundit lidhjet e saj ushtarake me vendet e tjera të Indo-Paqësorit, si dhe me Britaninë, BE-në dhe NATO-n mes kërcënimeve në rritje nga Kina dhe Koreja e Veriut.

/VOA/

Të Lidhura

A do të ketë reshje? Ja parashikimi i motit për sot

Moti për fundjavën, priten reshje shiu dhe vranësira –

nga 27
17:09 | 31/03/2023
0

Moti për fundjavën pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e nesërme...

Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –

Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –

nga 27
16:59 | 31/03/2023
0

Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit ditën e nesërme teksa do të përballet me Teutën në ndeshjen e vlefshme për...

lajmi fundit

U hodh nga kati i katërt i spitalit, ndërron jetë pacienti

nga 27
16:55 | 31/03/2023
0

Ndërron jetë 66 vjeçari që u hodh nga kati i katërt i spitalit të Gramshit dje. Raportohet se i ndjeri...

Ministria e Brendshme po manipulon listat e zgjedhësve –

Ministria e Brendshme po manipulon listat e zgjedhësve –

nga 27
16:51 | 31/03/2023
0

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka akuzuar Ministrinë e Brendshme se ka manipuluar listat, duke zhvendosur 35%...

Para
U sulmua nga hakerat? Ja çfarë thotë Air Albania –

U sulmua nga hakerat? Ja çfarë thotë Air Albania -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A do të ketë reshje? Ja parashikimi i motit për sot

Moti për fundjavën, priten reshje shiu dhe vranësira –

17:09 | 31/03/2023
Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –

Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –

16:59 | 31/03/2023
lajmi fundit

U hodh nga kati i katërt i spitalit, ndërron jetë pacienti

16:55 | 31/03/2023
Ministria e Brendshme po manipulon listat e zgjedhësve –

Ministria e Brendshme po manipulon listat e zgjedhësve –

16:51 | 31/03/2023
KatarGate/ Eurodeputeten nesër e viziton vajza në burg

Katargate, eurodeputetja nga burgu: Mendova për vetëvrasje –

16:47 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Moti për fundjavën, priten reshje shiu dhe vranësira –
  • Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –
  • U hodh nga kati i katërt i spitalit, ndërron jetë pacienti
  • Ministria e Brendshme po manipulon listat e zgjedhësve –
  • Katargate, eurodeputetja nga burgu: Mendova për vetëvrasje –
  • PAMJE TË FRIKSHME, aksident me 4 të plagosur në Durrës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Moti për fundjavën, priten reshje shiu dhe vranësira –
  • Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com