Kina paraqet sfida sigurie për NATO-n – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kina paraqet sfida sigurie për NATO-n –

17:41 | 01/02/2023
në Uncategorized
0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e pranoi sot se Kina paraqet sfida sigurie për interesat dhe vlerat e NATO-s, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të saj në rritje me Rusinë. Zoti Stoltenberg i bëri komentet gjatë një vizite në Japoni, ku premtoi thellimin e lidhjeve ushtarake me Tokion me tensioneve në fushën e sigurisë të shkaktuara nga agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe bashkëpunimi i saj ushtarak në rritje me Kinën. Ministria e jashtme kineze reagoi sot duke thënë se zoti Stoltenberg po “ekzagjeron” kërcënimin nga Kina.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltennerg shprehu sot shqetësimin rreth sfidave në fushën e sigurisë që Kina paraqet për NATO-n dhe intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak të Pekinit me Moskën.

Deklarata

“Fakti që Rusia dhe Kina po forcojnë lidhjet dhe investimet e rëndësishme të Kinës në aftësitë e reja të avancuara ushtarake nënvizon kërcënimin dhe sfidat që ajo paraqet për aleatët e NATO-s. Pra, mesazhi është se siguria është një çështje globale dhe jo rajonale”, tha zoti Stoltenberg.

Duke folur me studentët në Universitetin Keio në Tokio, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ndonëse ekzistojnë këto sfida, Kina nuk konsiderohet si një “armike” e NATO-s.

“Ne nuk kërkojmë konfrontim me Kinën. Në fakt, ne nuk duam konfrontim me askënd. NATO është një aleancë mbrojtëse. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Kinën për çështjet ku shohim interes të përbashkët ose potencial për interes të përbashkët për kontrollin e armëve, ndryshimet klimatike dhe çështje të tjera”, tha ai.

Zoti Stoltenberg u takua me kryeministrin japonez Fumio Kishida të martën, ku ai kritikoi ashpër Kinën për “arrogancën ndaj fqinjëve të saj dhe kërcënimin ndaj Tajvanit”. Ai tha se Kina po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe po zhvillon armë që mund të godasin vendet anëtare të aleancës së NATO-s. Zoti Stoltenberg theksoi nevojën që Japonia dhe demokracitë e tjera të punojnë së bashku me aleancën e NATO-s për të mbrojtur rendin ndërkombëtar.

Reagimi nga Kina

Ministria e Jashtme kineze reagoi sot duke i quajtur “të ekzagjeruara” pretendimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me kërcënimin ushtarak nga Kina.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se “mentaliteti i Luftës së Ftohtë” i NATO-s dhe forcimi i lidhjeve të saj ushtarake me partnerët rajonalë nuk është i mirëpritur në rajonin e Azi-Paqësorit.

“Kina ka qenë gjithmonë mbrojtëse e paqes dhe stabilitetit botëror dhe rajonal. NATO duhet të marrë seriozisht në konsideratë se çfarë roli ka luajtur në ruajtjen e sigurisë evropiane”, tha ajo për mediat gjatë një konference shtypi në Pekin.

Kina ka kritikuar përpjekjet e NATO-s për zgjerimin e aleancave të saj në Azi. Rusia, e cila e quan pushtimin e saj në Ukrainë një “operacion special”, e ka konsideruar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s si një kërcënim për sigurinë e saj.

Japonia, një aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, ka zgjeruar vitet e fundit lidhjet e saj ushtarake me vendet e tjera të Indo-Paqësorit, si dhe me Britaninë, BE-në dhe NATO-n mes kërcënimeve në rritje nga Kina dhe Koreja e Veriut.

/VOA/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
U sulmua nga hakerat? Ja çfarë thotë Air Albania –

U sulmua nga hakerat? Ja çfarë thotë Air Albania -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe Beqiri për t’u tërhequr nga gara –

11:36 | 16/12/2025

Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë –

11:30 | 16/12/2025
Trafik armësh drejt Italisë, arrestohen 3 shqiptarë! Ja çfarë u sekuestrua (Video) –

11:06 | 16/12/2025
Abuzimet me tenderat e AKSHI-t, pezullohet nga detyra zv.drejtori i Policisë së Tiranës –

10:32 | 16/12/2025
Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës –

10:10 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe Beqiri për t’u tërhequr nga gara –
  • Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë –
  • Trafik armësh drejt Italisë, arrestohen 3 shqiptarë! Ja çfarë u sekuestrua (Video) –
  • Abuzimet me tenderat e AKSHI-t, pezullohet nga detyra zv.drejtori i Policisë së Tiranës –
  • Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës –
  • Akuzat me të cilat përballen drejtoresha e AKSHI-t dhe Ermal Beqiri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe Beqiri për t’u tërhequr nga gara –
  • Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com