Kievi fiton territor ndaj Rusisë, SHBA e Gjermania me ndihma të tjera – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kievi fiton territor ndaj Rusisë, SHBA e Gjermania me ndihma të tjera

09:29 | 10/09/2022
në Bota
0

“Fytyra e luftës” po ndryshon në Ukrainë, u shpreh ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein të premten. Që nga fillimi i luftës kanë ndryshuar disa aspekte: Ukraina e ka ndalur zjarrin rus me goditje artilerie masive në jug dhe lindje të Ukrainës dhe këtë javë njofton për rifitim të disa qindra kilometrave territor në lindje të metropolit, Kharkiv. SHBA dhe aleatët duhet “ta rigjallërojnë industrinë e mbrojtjes”, kërkoi Austin në takimin e ministrave të Mbrojtjes, Bëhet fjalë që “t’iu përgjigjemi si prioriteteve të Ukrainës ashtu edhe nevojave tona”. Kjo do të thotë, që Ukraina do të furnizohet me më shumë pajisje ushtarake perëndimore.

Ka kaluar pranvera, kur përkrahësit e Ukrainës përpiqeshin të ndihmonin Ukrainën me tanke të vjetra sovjetike nga rezervat e ushtrisë të vendeve aleate lindore të NATO-s. Bëhet fjalë me sa duket për integrimin e Ukrainës në industrinë perëndimore të armatimit. Kievi kërkon raketa me rreze të shkurtër veprimi të tipit, ATACMS me një rreze veprimi 300 km. Deri më tani administrata amerikane nuk e ka pranuar këtë, sepse me to mund të goditeshin edhe objektiva në territorin rus.

Strategji tjetër në vend të “luftës rrufe”

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Njoftimet optimiste të kujdesshme të Ukrainës për zhvillimin e luftës në lindje dhe jug të vendit nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Me fillimin e shtatorit, kur ofensiva ukrainase filloi, Kievi ka vendosur bllokimin e informacionit. Presidenti ukrainas, Zelensky u shpreh, se nuk është momenti të themi me emër emrat e fshatrave dhe qyteteve të çliruara. Por këtë javë në mediat sociale janë paraqitur mjaft video me zonat e çliruara. Vëzhgues të institutit “European Council of Foreign Relations” (ECFR), i konfirmojnë këto njoftime, duke theksuar se kundërofensiva nuk do të jetë “luftë rrufe”, sepse për këtë vendi ka nevojë për më shumë armë, shkruajnë Margaryta Khvostova dhe Dmytro Kryvosheie në një analizë të publikuar para takimit në Ramstein. Bëhet fjalë që me goditje të mirëmenduara, si psh goditja me artileri e furnizimeve ruse dhe misione të vogla të ushtarëve ukrainas të dërrmohen trupat ruse.

Edhe eksperti gjerman i sigurisë, Nico Lange thotë se “nuk bëhet fjalë për një ofensivë të gjerë, por për veprime të kufizuara, që me oportunizëm përdorin pikat e dobta të pozicioneve ruse”. Sipas Lange, “territori në jug të Ukrainës është i sheshtë”, dhe “çdo lloj lëvizjeje e këmbësorisë është shumë e rrezikshme. Për kundërsulme të gjera dhe suksese ushtarake në Ukrainën jugore do të nevojiten më shumë tanke mbrojtës dhe transportues trupash.”

Davidi ukrainas kundër Goliatit rus

Nico Lange ka parasysh me këtë tanket gjermane Marder, që Ukraina i kërkon që nga pranvera. “Paqja arrihet me armë gjermane”, kërkon eksperti i afërt me CDU në revistën gjermane “Politika ndërkombëtare”. Sidomos nga sulmet me raketa të rusëve kundër objektivave jo ushtararë po vriten edhe më tej civilët në Ukrainë.

Para takimit të grupit të kontaktit për Ukrainën në Ramstein, kryekomandanti i trupave ushkarake ukrainase, deklaroi, se Ukraina mund t’i zmbrapsë trupat pushtuese ruse. Valery Salushnyj është shprehur për agjencinë e lajmeve, Ukrinform, se Rusia deri më tani mund të godasë pa “ndëshkim” çdo cep të territorit ukrainas.

Për herë të parë gjenerali ka konfirmuar, se shpërthimet në bazën ruse Saki dhe në depot e municionit e hekurudhat në Krime janë kryer nga trupat ukrainase. Salushnyj duke iu referuar filozofit ushtarak prusian, Clausewitz, – sipas të cilit duhet kuptuar “qendra e gravitetit” të armikut e kush e godet këtë atij i përket fitorja – shprehet se goditja në çdo cep e Ukrainës është qendra e gravitetit rus, dhe kjo duhet eliminuar. Prandaj Ukraina kërkon raketa me rreze të shkrutër veprimit të MGM-140 ATACMS (Army Tactical Missile System), thotë Salushnyj. Nëse kjo qendër nuk neutralizohet “situata aktuale mund të zgjasë me vite.” Nëse kjo neutralizohet, shumë gjëra janë të mundura, ndoshta edhe negociata për fundin e luftës./DW/

Etiketa: RusiSHBA

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohet 63-vjeçari dhe procedohet një tjetër në Elbasan

Shpërndanin drogë nëpër Tiranë, 4 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë –

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë –

22:28 | 31/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –

21:22 | 31/12/2025
Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –

Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –

20:12 | 31/12/2025
Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –

Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –

19:38 | 31/12/2025
Shqiptarët presin vitin e ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia –

Shqiptarët presin vitin e ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia –

19:08 | 31/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë –
  • Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –
  • Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –
  • Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –
  • Shqiptarët presin vitin e ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia –
  • Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë –
  • Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com