Këtu ndaheni, trima mes “armikut” Perëndim dhe mikut Luli +Mona+Ilir! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këtu ndaheni, trima mes “armikut” Perëndim dhe mikut Luli +Mona+Ilir!

20:00 | 19/02/2019
në Kryesore
0

Nga Frrok Çupi

Askush nuk është fajtor mes jush, as mes atyre që quhen “Një”, por që janë tre (a më shumë se tre liderë) që turbullojnë demokracinë. Ka disa ditë dhune, banaliteti, kërcënime, dhe në fund vendim për të rrënuar fronin e demokracisë, Parlamentin…. Demokracia dhe liria zgjatën aq shumë saqë këta nuk e mbajnë dot më në kurriz. As vetë komunizmi nuk jetoi më shumë se 30 vjet. Në vitin 1967 komunizmi ra dhe diktatori Hoxha thërriti në ndihmë “Zotin”. Diktatori rrëzoi kultin e Perëndisë dhe deklaroi se “tash jam Zoti”. Kishte rënë…

Edhe këtë javë ndodhi njësoj si në shkurt 1967.  Edhe atëherë shkurt ishte, data 6. Këtë vit ështe 16 shkurt. Këta të Demokracisë që nuk kishin bërë asgjë për Demokracinë, veçse për xhepat e tyre (Luli, Mona, Iliri- në krye), në datën 16 shkurt dëshmuan se nuk e durojnë më lirinë, dmth lirinë e mbrojtur me ligj në Republikë. Këta përmbysën “Zotin” e dytë, që për shqiptarët është Perëndimi (SHBA dhe Europa).

Read more

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Shtetet e Bashkuara përmes Ambasadës së vet në Tiranë ka lëshuar një thirrje urgjente ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: “Braktisni thirrjet e LSI dhe PD” (Luli, Iliri, Monika) për të braktisur mandatet që ka lëshuar populli shqiptar për të qëndruar në anën e Perëndimit.

Amerika kërkon nga deputetët shqiptarë:

“Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni”.

Kjo është thirrja e Amerikës lëshuar orët e fundit.

Një thirrje kaq e zjarrtë nuk është lëshuar kurrë nga Shtetet e Bashkuara në drejtim të Shqipërisë. Gjatë periudhës së komunizmit, Amerika nuk kishte pse lëshonte thirrje, zëri i saj do të binte në humnerën e diktaturës ku dergjeshin parime dhe shpirtra të mëdhenj. Gjatë periudhës së Demokracisë, Shtetet e Bashkuara nuk kishte pse lëshonte thirrje emergjence ndaj një kombi pro- lirisë dhe pro Perëndimit. Tani vendi rrëshqiti në drejtimin e  kundërt, për shkak të liderëve të zhytur në krime që kërkojnë shpëtim vetjak duke e nxjerrë vendin nga “duart e Perëndimit”.

Kjo mbrëmje e “super hënës” mbi Shqipëri ra me një tis të murrmë: Fati mbetet në duar të deputetëve një për një. Amerika duket se është e shqetësuar sepse i ka parë deputetët si eunukë që janë gati të bëjnë lojën “Luli, Monika, Ilir”. Jo vetëm presidenti Meta, (aktual), i cili e goditi disa herë Republikën për interesat e tij opozitare; por edhe presidenti që sapo kaloi, Nishani, u sul sot kundër Perëndimit. “Sa e duam ne Shqipërinë, nuk na duan ata”, ndërkombëtarët- deklaroi presidenti i Republikës. Media pranë PD-LSI iu sul ambasadës së SHBA sapo lëshoi thirrjen… Po bëhet gati spliti i egër kundër Shteteve të Bashkuara dhe kundër Amerikës. Kombi është në rrezik.

Amerika ka bërë thirrje sonte që deputetët të distancohen nga kërcënimet e LSI dhe PD (Monika, Iliri e Luli). A do të jenë të aftë deputetët që nesër në mëngjes të mos kenë hedhur poshtë “Zotin” Perëndim, siç u kanë kërkuar? A do të jenë të aftë që tú kenë kthyer kurrizin kërcënimeve të Luli+Monika+ Iliri? Kjo është prova…

A do të ketë aq fuqi mes deputetëve dhe popullit që të durojnë Lirinë?

/veritas.com.al/

Etiketa: armikuFrrok ÇupiLuli +Mona+Ilir!mikuPerëndimitrima

Të Lidhura

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

nga 27
23:18 | 23/02/2026
0

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk...

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

nga 27
22:40 | 23/02/2026
0

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të...

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

nga 27
22:18 | 23/02/2026
0

Lala tha se një nga të pandehurat në çështjen e tunelit të Llogarasë ka deklaruar se tenderat janë realizuar nën...

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

nga 27
21:46 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, ku ka humbur jetën drejtuesi...

Para
Formacionet zyrtare/ Ja si do të luajnë Lioni dhe Barcelona

Formacionet zyrtare/ Ja si do të luajnë Lioni dhe Barcelona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:46 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:44 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com