Ndërsa kanë qenë të zënë me përgatitjet për mbrëmjen e ndërrimit të viteve, në rrjetet sociale shqiptarët herë pas here janë ankuar për urimet “copy-paste” që u janë dërguar.
Të shumtë janë ata që kanë “paralajmëruar “ se nuk do t’u flasin më miqve apo se nuk do ua kthejnë mesazhe të tilla.
Siç duket shqiptarët kanë filluar të ndiejnë nostalgji për kartolinat e personalizuara, që edhe pse përmbanin thujase gjithnjë të njëjtat strofa, dhuroheshin më me dashuri.