Këta të shkaktojnë vetëm habi… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këta të shkaktojnë vetëm habi…

06:40 | 18/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Namir Lapardhaja

Teza e maturës së provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë u shoqërua me kontestime. Për të u shprehën specialistë të fushës, studiues të letërsisë, gjuhëtarë, akademik, mësues dhe nxënës. Kam lexuar reagimet dhe jam plotësisht dakord me gjithçka. Për të mos përsëritur, dëshiroj ta shoh debatin nga një tjetër këndvështrim.

Si mësimdhënës do më dukej “normale” që ndaj tezës të kishte pretendime, që në situatën e krijuar të ndërprerjes së shkollës si pasojë e pandemisë, nxënësit të hasnin vështirësi, që hartuesit e tezës të kenë gabuar në organizimin dhe shkallën e vështirësisë, që të kishte gabime teorike dhe drejtshkrimore, që të kishte përkthime mekanike dhe jo përshtatje në përputhje me kontekstin dhe programin.

Read more

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

Gabimi mund të shoqërohej me reflektim, me ulje në tryezë, me mea culpa, me shtrirje dore për bashkëpunim, me përpjekje për të kërkuar rrugëdalje nga situata. Do të ishte fisnike, qytetare, e panjohur për ne, gjë që do të shenjonte një arritje për shoqërinë shqiptare.

Çka më sipër, do të ishte normale për realitetin jetësor të botës arsimore prej nga vjen ministrja e Arsimit, zonja Besa Shahini. Këtij normalieti iu përplas në fytyrë një lum akuzash dhe fyerjesh, jo vetëm duke mos pranuar asgjë, por duke u pozicionuar fort në llogoren e gjuhës së urrejtjes, sipas parimit: “Mbrojtja më e mirë, është sulmi”. Një ministre tekniciene, që duhet ta mbante larg arsimin nga skajshmëria partiake, sulmoi maturantët si të keqpërdorur nga opozita, ndërkohë që fëmijët janë plotësisht në të drejtën e tyre.

Në vend të reflektimit, kemi polarizim të narrativës, e cila, jo vetëm që nuk jep zgjidhje, por thellon problemin.

Reagimi i parë u shoqërua me një njoftim të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, sipas së cilës është zhvilluar një takim nga përfaqësi të ndryshme dhe 20 mësues gjuhë-letërsie, ku janë marrë vesh që testi nuk ka qenë jashtë programit orientues, nuk ka patur gabime drejtshkrimore, ka qenë i përshtatshëm për vlerësimin e kompetencave e kështu me radhë. Tekst më qesharak dhe reagim më fyes për inteligjencën se ky njoftim i QSHA-së nuk kam lexuar kurrë. Si për të vulosur joprofesionalizmin e ministres, në ndihmë i vjen një strukturë anonime, teksti i së cilës ndërtohet sipas thënies: “Mos bëj të vesh vetullat dhe nxjerr sytë”.

Gjuha e përdorur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit është e papranueshme, ashtu sikurse është fyes njoftimi i Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Gjuha e ministres është ndarëse, e QSHA-së tallëse.

Nëse do të parafrazonim arsyetimin e ekspertit të arsimit të qeverisë, sipas së cilit lëndët e gjuhës dhe letërsisë janë mjete dhe jo qëllime, ato bëhen jo për të mësuar, por për ta aftësuar nxënësin të komunikojë, do të thosha se arsimi në këtë vend ka dështuar, sepse në krye të tij ka njerëz që nuk merren me thelbin e problemit, por me sulme politike, në krye të tij ka drejtues që nuk reflektojnë, por akuzojnë, nuk ulen për diskutime, por mbyllen skutave dhe marrin vendime arbitrare, nuk kërkojnë zgjidhje, por thellojnë ndasitë, nuk ndërtojnë ura, por ngrenë mure. Arsimi në këtë vend ka dështuar për arsye se drejtuesit e tij reagimin qytetar e akuzojnë si politik, mendimin kritik e kanë zëvendësuar me bindjen e verbër ndaj njëshit dhe partisë, argumentin e ftohtë me sulmin emocional, qytetarinë me militantizmin, seriozitetin me karagjozllëkun.

Pasi kemi dështuar të ndërtojmë qytetarin, e vetmja gjë që na ngelet është të habitemi me të gjithë reagimet e mësipërme.

Etiketa: Besa shahiniKëta të shkaktojnë vetëm habi...mësimdhënësMinistrja e Arsimit dhe SportitNamir LapardhajaQendra e Shërbimeve Arsimore

Të Lidhura

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

nga 27
08:27 | 16/03/2026
0

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpisë, fatura shërbimesh...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:23 | 16/03/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.4 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

nga 27
07:45 | 16/03/2026
0

Dashi Fat dhe gëzim pa fund do keni gjate kësaj dite ne planin sentimental. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

nga 27
07:39 | 16/03/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me...

Para
Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, pedagogu i njohur: Shqipërisë po i thyhen kockat

Vlera e rindërtimit të Teatrit Kombëtar, Goci: Ofendim i kauzës, nëse e përkthenim në politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

08:27 | 16/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:23 | 16/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

07:45 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:39 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

07:35 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –
  • Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026
  • Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026
  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –
  • Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com