Këshilltari i Presidentit Ilir Meta ka ironizuar me Spartak Ngjelën, të cilin e cilëson mbrojtësin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Ngjela ka shkruar në rrjetet sociale: “Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin amerikan, me qëllim që të provokojë politikën amerikane: menjëherë dolën bishtat injorantë të flisnin sikur ka pasur komplot kundër Metës. Domethënë, Amerika do të bëjë komplot kundër një gurthyesi shqiptar”.
Emiljano Aleksi thotë se zëdhënësi i vetshpallur i FBI-së sot u konvertua në avokat mbrojtës të ish-kryeprokurorit.
“Zëdhënësi i vetshpallur i FBI-së sot u konvertua në avokat mbrojtës të ish-kryeprokurorit Llalla! Por, nuk është kjo rruga për t’u bërë drejtor i SPAK-ut për të shlyer borxhet e jetës luksoze”, ka shkruar Aleksi.