“Do të kurohet si çdo qytetar i Shqipërisë. Do ti garantohen të gjitha të drejtat, përfshirë edhe përkujdesin shëndetësor”. Kështu u shprehën togat e zeza të GJKKO-së, në seancën e sotme për Lefter Kokën, i cili kërkoi zbutje të masës së sigurisë. Gjyqtari Erion Bani, vendosi mos pranimin e kërkesës së mbrojtjes së Kokës, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, pavarësisht se avokatët paraqitën ekspertizën e mjekëve që theksonin gjendjen delikate shëndetësore të ish-ministrit të Mjedisit.
Gjithashtu gjykata i jep te drejte Lefter Kokës qe jo vetem te kryeje vizita ne ambientetet e paraburgimit, por edhe ne qendren spitalore universitare si dhe ne qendra te tjera te posacme.
Kjo per shkak te aktit te ekspertimit mjekesore qe kishte percaktuar se gjendja shendetesore e Kokes eshte vecanerisht e renduar.