Deputeti grek i Partisë “Agimi i Artë”, Konstantinos Barbarousis, është arrestuar nga Policia. Arrestimi vjen pas deklaratës së Barbarousis tre ditë më parë, deklaratë që solli edhe përjashtimin e tij nga Parlamenti. Deputeti grek ishte në kundërshtim të marrëveshjes Maqedoni-Greqi për emrin. Në fjalën e tij në Kuvend, ai kërkoi mobilizimin e ushtrisë për të arrestuar Kryeministrin grek, Aleksis Tsipras.
Menjëherë pasi Barbarousis bëri deklaratën, ishte vetë lideri i Agimit të Artë që i drejtoi një letër të hapur Kuvendit ku kërkonte përjashtimin e tij.
Pas përjashtimit, Barbarousis u dërgua për ndjekje penale nga prokuroria greke me akuzën “Tradhti kombëtare”.
Në një aksion të antiterrorist grek, mësohet se ai është arrestuar paraditen e sotme.