Kërkohet 5 vjet burgim për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkohet 5 vjet burgim për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda

11:44 | 08/07/2016
në Uncategorized
0

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 5 vjet burgim dhe 3 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, I akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…”.

Hetimi ndaj të pandehurit u zhvillua fillimisht nën masën e sigurisë “arrest në burg” dhe më tej në “arrest në shtëpi”.

Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon Dodën se i ka kërkuar 80 mijë euro një shtetasi, palë në një proces civil të drejtuar prej gjyqtarit, në këmbim të dhënies së vendimit në favor të personit që duhet të bënte pagesën.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Shtetasi, të cilit i ishte kërkuar pagesa prej 80 mijë euro, nuk ka pranuar të bëjë këtë “transaksion” në favor të gjyqtarit dhe, për këtë arsye, ai ka humbur në procesin gjyqësor civil.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton në mënyrë të përmbledhur se i pandehuri Rasim Doda, në cilësinë e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka kërkuar nga kallëzuesi Hasan Bushi në formën e përfitimit të parregullt një shumë prej 80.000 euro, me qëllim marrjen e vendimit gjyqësor në favor të këtij të fundit. Më konkretisht;

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me gjyqtar të pandehurin Rasim Doda, ka qënë duke u gjykuar cështja gjyqësore civile me pale kundërshtare shtetasen Gjinovefa Shehu dhe shoqëria “K……” sh.p.k, me përfaqësues ligjor shtetasin H.B. Në datën 20.04.2015 është shpallur vendimi gjyqësor përfundimtar lidhur me këtë cështje gjyqësore, me anë të të cilit është pranuar kërkesë padia e shtetases Gjinovefa Shehu dhe është rrëzuar kundërpadia e shoqërisë “K…..” sh.p.k.

Në datën 19.04.2015, në mbrëmje pas orës 20.00, kallëzuesi H.B ka qënë duke shkuar te zyra e avokatit të tij F.L, ndërkohë është takuar në rrugë me të pandehurin Rasim Doda, i cili pasi i ka thirrur në emër i ka dhënë kallëzuesit një fletë të palosur duke i thënë se ky ishte vendimi për të nësërmen. Kallëzuesi ka hapur fletën e palosur ku ishte i shkruar dispozivi i vendimit gjyqësor dhe ka lexuar që sipas atij vendimi ishte pranuar pjesërisht kundërpadia e tij dhe se përfitonte një dëmshpërblim në shumën 88.659.066 lekë.

Në këtë moment, i pandehuri Rasim Doda i ka bërë me shenjë me dorë për ndonjë lek, duke i bërë me shenjë në pëllëmbën e dorës që kallëzuesit i ka lënë të kuptonte së kërkonte shumën prej 80.000 euro. Kallëzuesi i ka shprehur me gjeste të pandehurit se nuk kishte para, ndërkohë që i pandehuri pas këtij momenti është larguar, duke i bërë me shenjë me gjeste se nuk do ta fitonte gjyqin, si dhe duke i lënë në dorë kallëzuesit fletën në të cilën ishte shkruar dispozitivi i vendimit.

Kallëzuesi më pas ka shkuar i shqetësuar në zyrën e avokatit, të cilit i ka treguar për takimin me gjyqtarin e cështjes dhe se ky i fundit i kishte kërkuar një shumë prej 80.000 euro me qëllim dhënien e vendimit gjyqësor në favor të tij. Kallëzuesi i ka kërkuar avokatit numrin e telefonit të të pandehurit Rasim Doda dhe më pas i ka telefonuar disa herë, por i pandehuri nuk e ka hapur telefonin. Më pas, në orën 22:49 kallëzuesi i ka dërguar të pandehurit një mesazh telefonik duke i thënë se, “mos më merr në qafë kot, cdo muhabet e ke bërë me avokatin, bashkë komunikojmë dhe mirë është të ngelemi miq për jetë. H.B”. Këtë mesazh telefonik kallëzuesi ia ka dërguar përsëri të pandehurit edhe në orën 01:24 të datës 20.04.2015.

Të nësërmen, më datë 20.04.2015, kallëzuesi H.B., është telefonuar nga i pandehuri Rasim Doda, në orën 07:00, ndërsa në orën 10:57 kallëzuesi i ka dërguar të pandehurit një mesazh tjetër, me përmbajtje “Mendoj se si malësor do ta mbash llafin. Nuk mbake besë. Ke nivelin e një mashtruesi. Mos më akuzo mua. H.B”.

Në datën 20.04.2015, i pandehuri Rasim Doda ka shpallur vendimin gjyqësor, duke lexuar vetëm dispozitivin e vendimit, me të cilin ishte vendosur pranimi i padisë së paditëses GJ.SH. dhe rrëzimi i kundërpadisë së shoqërisë “K……” sh.p.k.

Në këto rrethana, i pandehuri Rasim Doda është akuzuar se ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal.

Etiketa: 5 vjet burggjyqtari i rrethit SarandeProkuroria e Krimeve te RendaRasim Doda

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Një pyetje për Romana Vllahutin

Një pyetje për Romana Vllahutin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

14:00 | 13/01/2026
Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

13:48 | 13/01/2026
Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij –

Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij –

13:28 | 13/01/2026
Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro –

Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro –

13:08 | 13/01/2026
Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë –

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë –

12:58 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –
  • Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –
  • Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij –
  • Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro –
  • Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë –
  • Përmbyset traktori në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital 64-vjeçari (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –
  • Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com