Kërkimi shkencor në Shqipëri thjesht është kaps! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkimi shkencor në Shqipëri thjesht është kaps!

11:43 | 10/05/2016
në Opinion
0

Nga Artan Fuga, akademik

Prej vitesh, por ka ardhur duke u theksuar, duke djegur edhe këtë mandat elektoral të politikanëve në pushtet, shterpësia e asaj që quhet gjoja shkenca shqiptare.

Kërkimi shkencor është thjesht kaps. Pa produkt.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Edhe atje ku me mund e djersë është zhvilluar aq sa ka mundësi, është bërë çmos të injorohet, pengohet, sabotohet. Nuk flas kot. Para çdo gjykate ushtarake jam gati ta provoj me fakte që janë djegëse për shumëkënd. Kam kërkuar për shembull të bëhet auditimi i rezultateve të departamentit të komunikimit në Universitetin e Tiranës, për të treguar një sfidë përpara institucioneve të shtetit shqiptar, por askush nuk e vuri ujin në zjarr. Keni dëgjuar ju drejtues të kërkoj auditim??? Unë do ta kisha e dashur. Po ashtu po kërkoj me insistim të bëhet auditimi i Akademisë së Shkencave, por askujt nuk ja mban!

Keni dëgjuar ju një anëtar të një institucioni të thërrasë Ministrinë e Arsimit, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Kryeministrinë, Presidencën, të monitorojnë dhe auditojnë si duhet rezultatet e punës, për të cilat financohet institucioni i tij?

Auditimi i Qendrës Albanologjike dhe i instituteve të saj, a është bërë? Ku janë rezultatet e publikuara në opinion, përse mbahen fshehurazi? Kush ka frikë ? Me cilët i frikuri po bën aleanca të fshehta? Përse nuk vihen përgjegjësit me shpatulla për muri? Edhe nga ata prej tyre që bërtasin : reformë, reformë! Dhe kanë vite që vegjetojnë në një limonti marrëzie gjysëm elektoraliste dhe gjysëm nacionaliste. Kush do ta drejtojë politikën e kërkimit shkencor? Një zëvendës në dikaster që pasi bëri çorap shkencën dhe arsimin, krejt me pamje të turbullt mbi realitetin, karrierist, tani merret me sharrime pemësh në parqet publike? Specialist për gjithçka, por që kurrë nuk i ka thënë njeri: Punë e mbarë!

Unë tipave të tillë që as të fërkojnë parketin e dhomës time të punës me lecka nuk u besoj. Le më t’u besoj të lajnë filxhanët japonezë prej porcelani të çajit.

Integrimi me ekipe kërkimi shkencore të huaja në pikë të hallit. Zero!

Profesora pa fund me tituj të dhënë nga “kalshi”; (shihni çfarë emri, “kalshi”, “kalërofshi”, “kalofshi”, “kafshi”, etj.) Tituj pa fund, por pa teori, pa zgjidhje teorike, pa propozime konkrete për ta parë botën ndryshe. Zero. Botime krejt kallpe, revista që s’i lexon njeri. Zero. Institucione akademike që bëjnë reklama për revista të huaja gjoja me faktor impakti, por që në fakt vijnë era korrupsion i gjallë. Doktoratura që flenë nëpër sirtare shefash. Asnjë ekspertizë shkencore për sektorë të ekonomisë shqiptare, vetëm me ndonjë përjashtim të rrallë.

Sa doktoratura arrijnë të zbatohen, sa arrijnë të botohen, sa arrijnë të marrin patenta?

Zhytur në kazanë letrash të vjetra gjoja për të bërë histori.”Baba” thërret : “Përse thërrisini : Duam babën?”. Komedi!

Gjuhë, etnologji, arkeologji pa ekspedita prej shekujsh. Shkencë gjoja, por në fakt është gjysëm ideologji, gjysëm propagandë elektorale e përmirësuar, gjysëm delir, nacionalizëm, gjysëm fiktivitet, zhargon, me një fjalë llapaqenëri.

Gjysma-gjysma, si gjysma gjeli. Futja kot!

Akademia e Shkencave e drejtuar sikur të ishte ndonjë institut kërkimi shkencor, ndërtuar keq, ku ai i misrit dikur do të dukej si panteon i dijes. E plakur. Të merr frika të marrësh ndonjë e-mail prej saj, sepse një ndër dy informacione publike janë ose qoka, ose lajmërime ikjesh nga kjo jetë njerëzish që e kanë përfunduar misionin e tyre social. Eshtë bërë si agjenci varrimesh ose si agjenci kateringu për qoka…

Pikërisht, në kohën kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një akademi shkencash, jo ojq-akademi, as akademi si drejtori institutesh shkencore, as akademi si zyrë përmbarimi platformash elektorale.

Qendra Albanologjike nuk dihet a ekziston apo nuk ekziston më.

Kujtojnë se fajin e ka Kisha apo xhamia, kur prifti pi sa dehet apo hoxha e këndon mprapsht ezanin…

Ca mendojnë së prapthi se fajin ua ka pasur shkolla doktorale. U pika që s’u bie! Ku ka institute shkencore pa doktorantë. Shkencën bazë kush do ta bëjë? Doktorantët do ta bëjnë, jo ata që ankohen nga prostata, nga reumatizma, nga kriza menstruacionesh gjithë ditën…

Si nuk kanë frikë nga ligji!, më tha një ditë Qenan K..

Çfarë thua Qenan, ata nuk kanë frikë nga vdekja, ti thua nga ligji. Deri ditën e fundit të jetës do ta zhvasin këtë popull e këtë shtet…

Dallkauku i Madh numëron si lekë për kërkimin shkencor, rroga që u jep me atyre që i quan si pedagogë të vet. Me aq lekë Kolombi do ta kishte rizbuluar edhe një herë Amerikën, a Indinë…

Në universitete të bësh punë shkencore nuk numërohet si punë, sepse nuk të jep lekë njeri për të. Shkollat doktorale copë-copë. U ngrit furtuna dikasteriale dhe përfundoi si një flluckë sapuni, si një shkumë kafeje; si një rrjedhje uji nga tubi i komshiut mbi tavan, si një igrasi e sëmurë që prodhon myk, si një përmjerje në brekë. Nuk u morr vesh kush kishte tridhjetë a dyzetë doktorantë në drejtim, kush përfitonte lekë pa punë, kush kishte abuzuar?

Kanë frikë.

Ka frikë nëpunësi shqiptar. Nesër do të dalë në rrugë dhe prandaj do ta ketë mirë me të gjithë. Interesi publik? Çfarë budallai je mor burrë! A nuk ka vajt në dreq!

Dhe na flasin për reforma.

Jo hiqe albanologjinë nga akademia, jo vërja akademisë albanologjinë përsëri në të ndejtura. U pika… Ata duan poste, ne presim reforma…

Reforma të leshit!, më tha Qenan K.

Shkenca shqiptare e mplakur, e përdhosur, e ngrirë, i ngjan një prostitute plakë… E shkëputur nga shkenca botërore, e mykur në hauret e veta të qelbura, e kalbur në paradigmat e saj, një plaku Mere që ruan se mos i prekin sepetin ku mban amanetet e plakut, dhe e quan veten si ruajtës të zjarrit, në fiset e egra…

Po infekton mendjet e gjithë një kombi, të rinisë. Midis propagandës dhe fushatave elektorale.

Lojra.

E bëtë ligjin për arsimin e lartë si një pacavure e dështuar? Pse habiteni tani, kur në dorë keni marrë një bebe të vdekur pa lindur? Në vend të kemi një epistemologji të shkencës njëherë. Në vend të bëjmë një analizë sociologjike të kërkimit shkencor njëherë. Në vend të bëjmë një tokë djerrë me auditime të ashpra dhe të rrepta, si Luteri që çkishëroi Papën e kohës të tij. Në vend të bëjmë një analizë për drejtuesit që kanë dështuar.

T’i vendosim para përgjegjësive dhe jo të bëjmë krushqi me ta.

Të shohim sa është rendimenti financiar i shkencës shqiptare. Çfarë sjell dhe çfarë i grabit mendjes dhe xhepit të shqiptarëve.

Pa këtë gjithçka do të dështojë, drejt e në plehra, do të jetë vetëm një gjoja reformë që do t’i hidhet si mish i prishur çakejve që presin natën përtej gardhit duke uluritur : duam posteeeeeeee!

Etiketa: Akadamia e ShkencaveakademikArtan FugaInstituti i Albanologjisëkapskërkimi shkencorparadigmaShqiperi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Vija e kuqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com