Një 47 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ka kërcënuar me vdekje në mënyrë të vazhdueshme ish-gruan e tij.
Përveç kërcënimeve mësohet se shqiptari ka ushtruar edhe dhunë fizike edhe ndaj bashkëshortit të gruas shqiptare.
Shqiptari bashkë me dy bashkëkombës kanë marrë leva hekuri dhe kanë qëlluar burrin e ish-gruas së 47 vjeçarit, dhe për pasojë ai ka mbetur i plagosur.
Çifti i kërcënuar ka bërë denoncim në polici dhe në mbrëmje, karabinierët e Astit kanë kryer arrestimin e shqiptarit kërcënues. Ndaj shqiptarit u dha masa e sigurisë “arrest me burg”.
Ndërkaq, mësohet se 47-vjeçari dhe ish-bashkëshortja kanë një fëmijë.
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
Pasi i hëngrën fjalët dhe premtimet për vite me radhë, pushtetarët duket se do të hamë edhe lekët e tenderit...