Një 31-vjeçar në Fier është arrestuar nga Policia pasi ka kanosur me sende të forta bashkëshorten e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë 31-vjeçarin me inicialet E. N., banues në Zhupan, Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta bashkëshorten e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.