Administratori i Vllaznisë Suad Lici i është vendosur tritol në makinën e tij personale. Nuk dihet nëse e gjithë kjo lidhet me klubin, apo me bizneset që zotëron.
Mësohet se Lici ka njoftuar policinë, që ka gjetur eksplozivin e pashpërthyer. Një mesazh për ish-futbollistin, ndërkohë që tashmë mbetet të shihet se kush janë autorët e kësaj vepre.
Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.