Prokuroria e Përgjithshme ka sqaruar se Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen pas lajmit të publikuar në Top Channel.
NJOFTIMI: “Pas lajmit të publikuar në televizionin Top Channel, me titull: “Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria”, dëshirojmë të theksojmë se, si Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit.”
Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria