Kërcënimet e ministrit grek/ Reagon PDIU: Qeveria shqiptare të reagojë me qëndrime të prera – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimet e ministrit grek/ Reagon PDIU: Qeveria shqiptare të reagojë me qëndrime të prera

20:01 | 02/12/2016
në Shqiperi
0

“Kamenos, i ngrehur me rroba ushtarake,  lexon vetëm historinë që shkruajti Zervas me gjakun e mijëra grave, pleqve dhe fëmijëve çamë”

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i ka kërkuar qeverisë shqiptare të mbajë qëndrime të prera ndaj ministrit grek të Mbrojtjes, lidhur me kërcënimet që ai ka publikuar së fundmi ndaj Shqipërisë. Përmes një deklarate për mediat, PDIU, thekson që nëse ministrat e mbrojtjes bëjnë politikë të jashtme me manovra ushtarake dhe shpallje pompoze në kufirin e fqinjit, anëtar i NATO-s, atëherë rezultati është katastrofik. Në deklaratë theksohet se ky është rasti i ministrit grek të mbrojtjes Kamenos, kur flet kundër qëndrimit të qeverisë shqiptare për Çështjen Çame e të tjera deklarata kërcënuese ndaj Shqipërisë. PDIU thekson se Kamenos nuk mund ta ndalë në asnjë mënyrë as rikthimin e dinjitetit në politikën e jashtme shqiptare dhe as ndërkombëtarizimin e Çështjes Çame që u duk qartë në letrën e komisionerit europian Johannes Hahn.

Deklarata

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi, duke folur gjate Keshillit Kombetar te Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, ku deklaroi se forca politike qe ai perfaqeson do te kerkoje ngritjen e nje komisioni te posacem parlamentar per te zbardhur ngjarjen e qershorit 1944 ne krahinen e Camerise, si dhe regjistrimin e te zhdukurve e te vrareve gjate gjenocidit grek./r/n/r/nLeader of PDIU, Shpetim Idrizi, speaks during the National Council of the Party for Justice, Integration and Unity.

Kamenos, kryetar i një partie të njohur për ekstremizmin,  qëndrimet antisemite, antieuropiane, i cili konsideron udhëheqësit e Gjermanisë së sotme si neonazistë, tani konsideron çamët pa dallim si bashkëpuntorë të nazistëve.

Historinë dhe të drejtën ndërkombëtare e ka infektuar Greqia, nëpërmjet manipulimit të saj dhe genocidit ndaj komunitetit çam.

Shqipëria duhet të mbajë qëndrime të prera ndaj këtij ministri që nuk kupton se ne sot jemi anëtarë të NATO-s, njëlloj si Greqia, ndaj gjuha e kërcënimit nuk ka vend.

Dje ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamenos nga një zonë e kufirit shqiptaro-grek pas organizimit të manovrave ushtarake provokative kundrejt një vendi fqinj, anëtar i NATO-s, vendosi të provokojë edhe me fjalë Shqipërinë dhe vende të tjera anëtare të Aleancës. Ai duke ju referuar Çështjes Çame të ngritur nga kryeministri Rama, tha se bëhet fjalë për bashkëpunëtorë të nazistëve dhe kjo çështje helmon historinë dhe të drejtën ndërkombëtare.

E vërteta është krejtësisht e kundërta e asaj që tha kryetari i një partie antisemite, antieuropiane, parti me frymëzim fetar fondamentalist. Kur politika e jashtme bëhet nga ministri i mbrojtjes veshur me rroba lufte, në një zonë kufitare, mund të presësh vetëm deklarime të tilla absurde. Çështja Çame është një çështje genocidi të Greqisë që u zhvillua në mënyrë të pandërprerë nga paraardhësit e Kamenos, për ta përmbyllur me spastrimin e këtij komuniteti  në fund të Luftës së dytë botërore. Greqia e Zervasit spastroi gjithë komunitetet e huaja, madje duke bashkëpunuar me gjermanët dhe është e pafalshme që këto vepra kriminale të justifikohen sot nga politikanë të demokracisë. Helmimi i historisë dhe po ashtu dhe i të drejtës ndërkombëtare, për të cilin flet Kamenos vazhdon prej politikanëve si ai që duan të vetëidentifikohen si pasuesit e Zervasit.

Kamenos nuk mund ta ndalë në asnjë mënyrë as rikthimin  e dinjitetit në politikën e jashtme shqiptare dhe as ndërkombëtarizimin e çështjes çame që u duk qartë në letrën e Komisionerit Europian Hahn.

Ne duam t’i themi këtij ministri antisemit, antieuropian : Komuniteti çam nuk mund të vizatohet sot në kohë lirie, si komunitet bashkëpunëtor i nazizmit. Lexoni historianët realistë grekë, lexoni burimet amerikane që konfirmojnë se pikërisht mosbashkëpunimi i shqiptarëve çamë me pushtuesit italianë solli dështimin e tyre në Greqi. Por Kamenos, i ngrehur me rroba ushtarake, do të lexojë vetëm historinë që shkrojti Zervas me gjakun e mijëra grave, pleqve dhe fëmijëve çamë.

Etiketa: Çeshtja çamefemijet camefondamentalistfrymëzim fetarministri grek i mbrojtjesNapoleon ZervaPanos Kamenos

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Vera e bardhë rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të lëkurës

Vera e bardhë rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të lëkurës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com