Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka dëshmuar këtë të hënë në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit, për dijeninë që ai ka pasur për korespondencat me ministrinë e mjedisit, të drejtuar asokohe nga ish ministri Lefter Koka. Ai u pyet nga nënkryetarja e komisionit, Ermonela Felaj nëse është ndjerë i lobuar apo nën presion në kthimin e përgjigjeve refuzuese. Ish-ministri e mohoi këtë gjë.
Ndërkohë një pyetje e kryetares së komisionit hetimor, Jorida Tabaku ka shkaktuar replika me nënkryretaren Felaj. Ministri Cani ju përgjigj Tabakut që do kishte qenë më mirë mos ma kishit bërë këtë pyetje dhe për shumë arsye.
Pjesë nga debate:
Felaj: Marr shkas nga akuzat që janë ngritur, gjithë këshilli i ministrave është konsideruar si grup i struklturuar kriminal jeni ndjerë i lobuar në mendimet që keni dhënë për procedurat për të cilat u pyetët? Qoftë nga ish ministri apo persona privat u ka kërkuar dikush të mbani një qendrim të caktuar?
Cani: Meqë e përmendët fjalën grup i strukturuar kriminal se kam ndjerë veten për kaq lart, kam qenë i pastrukturuar, përvec shakasë tani smë duket që duhet të kisha presion, secili ka bërë punën e vet, tani shumë gjëra mund të kenë dalë, ish mnistri ende s’është i dënuar e unë skam të drejtë as morale as guxoj ta mendoj që ai ka bërë këtë e atë, por dhe të tjerët s’më kaë ndërhyrë në punën time. Na kanë lënë në punën tonë, kemi bërë punën tonë. Cdo gjë ka ecur normalisht pavarësisht cfarë dimë sot, për atë kohë ka ecur normalisht.
Tabaku: Keni pasur debate e stafin e ministrisë në atë kohë për përmbajtjen lidhur me këtë koncesion?
Cani: Përgjithsësisht unë nuk debatoja për anën teknike, nuk besoj, cdo gjë ka rrjedhur vetë.
Tabaku: A i keni ngritur këto shqetësime me Edi Ramën lidhur me këtë kontratë?
Cani: Jo.
Tabaku: Ka kaluar një VKM për këtë kontratë koncesionare, e para për mbështetjen financiare dhe e dyta kontrata. Kur është diksutuar në Keshillin e Ministrave ka pasur shqetësim të vecantë?
Cani: Nuk më kujtohet të ketë pasur shqetësim të vecantë. Në mbledhjet e KM ne i kishim dhënë mendimet paraprakisht dhe i kishim me shkrim mendimet.
Tabaku: Lefter Koka ju nis një shkresë të njëjtë me të nisur dy vite më parë dhe u ktheni përgjigje të njëjtë me atë që i keni nisur për Elbasanin e refuzoni ta jepni miratimin dhe për Elbasanin dhe ajo e Fierit ju kujtohet?
Cani: Përsëri ishin dokumente të paplotësuara dhe ne nuk kërkojmë asgjë tjetër përvese … ka një të mirë ajo shkresë në fakt që ne marrim sinjalin që po fillon kjo punë dhe sikur 2-3 letra të vijnë ne i lexojmë, pjesa tjetër është që ne nuk e shqyrtojmë ,ne nisim punën kur të vijë dokumenti i plotë.
Tabaku: Koka ju përgjigjet ju sjell letra nga e njëjta kompani e ju largoheni më pas nga ninistria e kjo letër nuk merr asnjëherë përgjigje, për rastin e Fierit.
Cani: Nuk është trimëri e madhe të kthesh përgjigje që neni kaq pika kaq kërkon këto dokumente. Kemi bërë thjesht një rutinë burokratike, detyrën e juristëve dhe të ekonomistëve, të mësuar me këto negativitetet që skemi pare për buxhetin e skemi para për këtë, është pjesë e punës sonë.
Tabaku: Ju kujtohet ndonjë komunikim me ministrin Ahmetaj për inceneratorët?
Cani: Po të na përputheshin përgjigjet ndoshta dhe është bërë por nuk kujtoj të jenë bërë biseda, nuk e besoj, ishim në rutinën e punës secili në hesapet e veta.
Tabaku:Si e keni ndjekur këto kohë cështjen e inceneratorëve duke parë që është kthyer në një aferë të madhe? Tirana i ka hapur rrugën një risku te madh ne kendveshtrimin tim,
Nderhyn Ermonela Felaj: Nuk pyetet për qëndrime personale deshmitari, nuk është ekspert.
Tabaku: Do kisha deshire ta degjoja.
Felaj: Ligji ua ndalon të bëni këtë lloj pyetje
Tabaku: Më lini të përfundoj
Felaj: Ju lamë për cdo pyetje
Tabaku: Si e gjykoni riskun financiar që është vendosur mbi buxhetin e shtetit me kontratën e inceneratorit te Elbasanit dhe Fierit?
Cani: Mos e ki merak, jo jo, mos u mërzit, pa merak këtu ka ardhur për ish ministër,
Felaj nuk lejon përgjigjen
Cani: Do flas me aktet ligjore të kohës dhe me dijet e kohës. Sot është tjetër gjë, por do ju lutesha më mirë mos ma kishit bërë këtë pyetje dhe për shumë arsye të tjera, unë me dijet e atëhershme, do kisha ndërruar dhe letrat po të kisha dijeni, letrat janë të shkruara.
Felaj: Nga kryerja e procedurës së Elbasanit, komunikmi që knei pasur me ministrinë e Mjedisit, kas zgjatur me një kthim përgjigje apo ka zgjatur?
Cani: Të jeni e sigurt që është i vazhdueshëm. Komunikimi është normal që të refuzosh unë stë kthej përgjgje po smë plotësove dokumentet për aktin nënligjor, ora jnë seri letrash të këmbyera.
Felaj: Për cfarë shërbente komunikimi mes ministrave?
Cani: Këto janë ndoshta praktika klasike, komunikimi shkresor vendos zyrtarisht kërkesë e përgjigje reciproke, patjetër që ka dhe duhet të ketë mënyra të tjera të të komunikuarit.
Unë smund të them cfarë gjykon Kryministri, kur sheh dy institucuione kë krahë të kundërta ai do thërrase e do dëgjohet, ose mblidhen ministrat, po flasim për komunikimin zyrtar me shkrim.
Felaj: A jeni ndjerë në presion nga kolegët dhe km për të dhënë përgjigje për komunikimin e fundit për ministrinë e Mjedisit?
Cani: Nuk di cfarë quhet presion.
Felaj: Presion sot për nesër brenda ditës, është vepruar brenda ditës
Cani: E kam dëgjuar dhe këtë, ka disa momente për tu përgjigjur. E para kjo përgjigje ska ardhur papritur por në vazhdë të asaj nga gushti deri në dt 10 ,ishim në dijeni të dokumenteve pavarësisht refuzimit, lexonim e kërkonim plotësim përmirësim.
Në këtë letër është thënë në vijim të bisedimeve, pra që tregon se është vazhdë bisedimesh, tjetër është që unë nuk i di këto që jnë 17 përgjigje, secili përgjigjej për ministrinë e vet. Nuk ishte problem ta ktheja brenda ditës se i kisha dhe më parë dokumentet e kaq,. Nuk është që duhej presion. Mendoj bile për presion më shumë ishte presioni i buzhetit e parashikimeve që duheshin përfshirë se sa presion i ndonjë lloji tjetër.
Felaj: Jemi dakort me mbështjen financiare të propozuar për studimin e fizibilitetit, është e vërtetë?
Cani: Patjetër është e vërtetë. Ne duke marë shkas që dokumentet ishin pltoësuar dhe kjpo garanci për buxhetin ne biem dakort në parim që të marrim vendimin që po, me kushtet që vijojnë më pas.
Felaj: Dini që qeveria të ketë miratuar vendim tjetër për mriatimin e kontratës?
Se kanë përmendur që ka dhe një vendim tjetër, të na e tregojnë, ma konfirmoni a pasur vendim tjetër apo jo?
Cani: U mundova ti the kryetares që në dijeninë time ska vendim në dijeninë time është vetëm ai projekt vendim, ne shumë qartë kemi thënë që ky projekt i VKM të mos kalojë se është në shkelje të ligjit, në dijeninëq time, se cdo gjë mund të ndodhëm e unë mendioj që edi, uk ka dalë vendim i VKM oër jëtë porojekjt që ne kemi refuzuar. Me dijeninë time është dhe Autoriteti i Prokurimeve. Nuk duhet të ketë, ndoshta vërtetojnë të tjerët.
Felaj: Marr shkas nga akuzat që janë ngritur, gjithë këshilli i ministrave është konsideruar si grup i struklturuar kriminal jeni ndjerë i lobuar në mendimet që keni dhënë për procedurat për të cilat u pyetët? Qoftë nga ish ministri apo persona privat u ka kërkuar dikush të mbani një qendrim të caktuar?
Cani: Meqë e përmendët fjalën grup i strukturuar kriminal se kam ndjerë veten për kaq lart, kam qenë i pastrukturuar, përvec shakasë tani smë duket që duhet të kisha presion, secili ka bërë punën e vet, tani shumë gjëra mund të kenë dalë, ish mnistri ende s’është i dënuar e unë skam të drejtë as morale as guxoj ta mendoj që ai ka bërë këtë e atë, por dhe të tjerët s’më kaë ndërhyrë në punën time. Na kanë lënë në punën tonë, kemi bërë punën tonë. Cdo gjë ka ecur normalisht pavarësisht cfarë dimë sot, për atë kohë ka ecur normalisht.