Kënga Magjike dhe dy fjalë për të vërtetën… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kënga Magjike dhe dy fjalë për të vërtetën…

10:52 | 30/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Nga Kozeta Kurti

Dy fjalë për të vërtetën, udhëhequr nga dashuria që kam për muzikën, që s’ka të bëjë veç me këtë festival, por me gjithë kaosin që po kalon muzika shqiptare, e cila vuan krijimtarinë dhe vendin e saj e ka zënë prodhimi, fabrikimi, ushqimi i shpejtë dhe “kap ça të kapësh”.  Këtu tre fituesit (ata të mbrëmshmit apo tre të tjerë) janë problemi më i vogël dhe më sipërfaqësori, sepse kushdo të kishte qenë në vendin e tyre, një pjesë do e mbështeste vendimin, një pjesë do e kundërshtonte, sepse në këtë vend, ka veç fitues dhe humbës: nuk ka njerëz të mëdhenj që shijojnë dhe bëjnë qejf, që lumturohen se janë në skenë pas më shumë se një viti mbylljeje, izolimi, traumash psikosociale që provokoi pandemia në të gjithë globin. Këtu tre fituesit (ata të mbrëmshmit apo tre të tjerë) janë problemi më i vogël dhe më sipërfaqësori, sepse në këtë festival (dhe jo veç këtë vit) nuk ka profesionistë, por tifozë, që votojnë mbi bazë tarafesh, krushqish, fqinjësish, kushërinjsh të parë, komshinjsh, sipas formulës “sa më jep, aq të jap”. Dhe pikërisht këta, nuk kanë asnjë mundësi të gjykojnë një proces të pavarur votimi! As edhe një mundësi, sepse u mungon integriteti profesional. Këtu tre fituesit (ata të mbrëmshmit apo tre të tjerë) janë problemi më i vogël dhe më sipërfaqësori, sepse tjetër kund duhet të bien këmbanat për të tashmen dhe të ardhmen e muzikës shqiptare. Ka dy mënyra për të krijuar atistikisht: e para, ta bësh mirë, të menduar, me koncept, me vizion se ku dëshiron e mendon ta shpiesh artin tënd dhe e dyta ta bësh  në mëngjes e ta shesësh në darkë. (ose e kundërta). S’ka asnjë rregull që përjashton se të dytët nuk mund të dalin nga rradhët e të parëve. Këtë e pashë edhe në këtë festival që  ditën e  parë të tij, që prej konkurrentëve në  kategorinë “new artist” e deri tek finalistët e mbrëmjes së kaluar. Duket sikur monologu  i tyre i brendshëm thotë vazhdimisht: “punova unë për emrin, tani punon emri për mua”. Të dashur, është e mundimshme udha drejt emrit, por shumë më tepër mbajtja me dinjitet e tij. Këtu nuk mund të jenë problem fituesit, por këmbanat e alarmit se ka vdekur frymëzimi e për pasojë nuk gjenerohen zhanre, stile, fabula të shkruara në poezi të bukura; këmbanat e alarmit se ne po jetojmë në një shoqëri të zhytur në depresion, e cila reflektohet edhe në llojin e krijimtarisë; këmbanat e alarmit se kush janë ata që po krijojnë modelet, çfarë do të thotë të jesh “big” artist dhe a ke fuqi ta mbash këtë përcaktimin që herë-herë është i merituar e herë-herë,  i dhuruar, për shkak të rrethanave, mungesës së përvojës ndër vite etj.
Deri tani, thashë që s’kanë rëndësi fituesit, sepse në  një finale, të gjithë mund të jenë fitues dhe në këtë fazë, hyjnë edhe shumë elementë të tjerë, ndër të cilët është SHIJA! Dhe shija nuk diskutohet fare. Ajo thjesht respektohet!
Tani më duhet të ndalem pak tek fituesit, sepse pa kurrëfare modestie, më duhet t’ju kujtoj se jam e vetmja prej të gjithëve që kanë votuar në “Kënga Magjike 2021”, këngëtarë apo anëtarë jurie, që kam në tre vendet e mia të para, tre fituesit e Festivalit.  E kanë merituar “Urban Band”  çmimin për artistin e ri më të mirë, sepse kanë qëndrueshmëri në stilin e tyre (shijet janë personale, dikujt i pëlqen, dikujt jo), por qëndrueshmëria është evidente dhe askush nuk mund ta vendosë në diskutim. E kanë merituar, për durimin dhe modestinë që kanë treguar duke tentuar të prodhojnë e të vijnë në këtë festival vit pas viti; e kanë merituar dhe me fitoren e tyre u kanë dhënë një mesazh dhjetra të tjerëve të kenë besim dhe të mos paragjykojnë se në Këngë Magjike, “po nuk bëre numrat”, je jashtë Festivalit.
Dua të ndalem tek Nutsa, këngëtarja gjeorgjiane që  fitoi çmimin “Best Big International” dhe dua t’u kthej një përgjigje prej së largu çdo syleshi që shkruan: “në të gjithë botën  mbështetet vendasi, ne i bëjmë fresk të huajve”. Jo ore, zotërinj, jo. Nëse i sjell në garë, nuk mund t’i  mohosh, vetëm sepse janë të huaj, madje ata i kanë bërë një shërbim të jashtëzakonshëm festivalit, sepse nëpërmjet tyre ka ndodhur BALLAFAQIMI. Dhe mbrëmë….unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë. Vota për Nutsën është e qartë, e pastër, kristal: ti mund të kesh çfarëdolloj kënge, po puna është kush do ta këndojë, sepse këngëtari është ai që ta ngre këngën, apo ta fut shtat’ pash’ nën dhe.
Dhe mbërrijmë tek vendi i parë…. Aty ku unë them: E PARA ËSHTË KËNGA!
E keni pyetur veten çfarë roli kanë festivalet? Ose si duhet ta kenë së paku… një garë midis ca emrave? Një vazhdimësi e një iniciative të Ardit Gjerbresë, që e kujton edhe vetë se ky festival nisi krejt kot, pa u menduar gjatë?
Jo, jo. S’mund të jetë kështu. Gjithë ky investim që të përplasen brej brirësh 10,15,20 njerëz!  Një prej misioneve të tij është të orientojë, t’i tregojë kujtdo që s’mundet, të perceptojë edhe se ku duhet të shkojë muzika, ndryshe s’kemi pse ankohemi çdo ditë që edhe kandidatet për eskorta në Dubai, po merren me muzikë. A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti. (ata që e mbrojtën këngën, mund t’jua numëroj ndoshta me gishtërinjtë e vetëm njërës dorë)
Por  Albani ka këngën! Dhe kënga është e para. Kur ke këngën, këngëtarin e gjen. Me këtë dua të them se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë e të rikthehet sistemi, siç ndodhte dikur në këtë vend e siç ende në botë ndodh shpesh: producentët e kompozitorët t’ua përshtasin krijimtarinë e tyre interpretuesve dhe jo këta të fundit të bredhin studiove e të kërkojnë këngë.
Në fund, kam dy gjëra personale:
Ardit Gjebrea, të kërkoj falje publikisht për atë që kam menduar  me paragjykim, me zë të ulët në shtëpi, duke pritur me ankth, që nga dita  e parë e deri mbrëmë në finale  se kur do të vinte momenti që ti do “fusje hundët” në punët tona. (S’kam edhe faj, se nuk e kam për herë të parë në një juri) Më fal!
Dhe faleminderit:
Që i vure tortës së “Kënga Magjike” një qershi si Marsela Çibukaj
Që më bëre të kem një kujtim të paharrueshëm me katër persona të veçantë e të shtrenjtë si Enkel Demi, Jonida Maliqi, Arben Skënderi e Markeljan Kapidani.
Do të doja  ta ktheja kohën pas që sot të ishte 21 mars… të kishim nisur sot!

Etiketa: ardit gjebreaFituesiKënga MagjikeKozeta Kurti

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Të shtëna me armë në Rrëshen/ Vritet pronari i “TV Mirdita”, Kastriot Reçi

U zu me klientët e lokalit, merr armën dhe qëllon. Arrestohet 39-vjeçari në Korçë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com