Kemi harru’ me qesh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kemi harru’ me qesh

12:34 | 18/07/2018
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Ai pinte ndonjë gotë raki dhe tymoste duhan që ia kishin zverdhur mustaqet e trasha. Unë i qëndroja përballë, tek qeshja me të madhe me historitë që t’i vinte përpara si shuka për gjel deti. Çdo ditë kishte një gjë të re për të më treguar, por me siguri për atë vetë të vjetër nga motet që patën kaluar. Era e detit na flladiste fytyrat e ngrohura nga rakija, ndërsa ai vijonte të qëllonte ato fjali që sot ia kanë nxjerrë kudo si citate. Ia dilte mbanë që me ato ndodhi të ta mbushte mendjen se ti, dëgjuesi që shkriheshe në gaz, për të ishe më i veçanti. Kjo qe arsyeja përse të gjithë mendonin se e kishin mikun më të ngushtë, ja atje, buzë detit. Kështu ishte me gjithë mend, sepse ai kishte vetëm miq të ngushtë. Shpotiste gjithë botën, vinte në lojë gjithë botën, por nuk fyente asnjë fije bari të kësaj bote, se botën e donte çdo herë që përcillte frymën në mushkri. E vetmja që e tradhëtoi.

Ky njeri të merrte për dore të çonte në turnetë e Estradës në katunde, dinte të ta tregonte historinë e dashurisë së jetës, veç duke të mbajtur në humor me rengjet që i punonte së shoqes. E këpuste malli për të, sepse i shkoi shumë shpejt, por nuk qe patetik dhe asnjëherë nuk e lëshoi veten, kurrë nuk u soll si qaraman. Si gjithë komedianët e mëdhenj, gëzonte dhuntinë e tragjizmit magjik.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Tymi i duhanit që i përkëdhelte flokët e hirta nuk e linte të ndalonte, por shenjonte një vijë, e cila të merrte për dore dhe të bëhej udhë e bardhë në Portin e Durrësit, ku punonte dikur, në skenat e amatorëve, te hajgaret e zhurmshme me shokët, tek bijat që i çmonte si margaritarë të rrallë, tek zonja që nuk u lodh kurrë me bëmat e tij, tek shfaqjet, kinemaja. Pastaj ngrinte kupën që i digjte gjoksin e ashpër si të një marinari, të rreshkur nga erërat e detit. Sytë i kuqeshin pak, për një dekikë i njomeshin dhe ja, ku ta lëshonte thagmën e radhës. Ti qeshje me gjithë shpirt, pasi jeta është gënjeshtare dhe mendon se nuk do të ta marrë kurrë. Mund ta takoje pas një ore ose pas një viti, atëherë kur e kuptoje që kishe harruar me qesh.

Ai gjithmonë të mirëpriste, sepse ti ishe i veçantë për të si çdo njeri tjetër që haste në atë rrugëtim komik, ku njerëzit i prisnin udhën, por nuk ia ndërronin dot, pasi ai pati një mision; ai na e tregoi botën duke e qeshur. Kështu e zmadhonte atë, por e zvogëlonte njeriun që nuk e kënaq bota, që e shan botën, që qurravitet për botën.

Tani që shkoi, vajti qetë, se i erdhi Ora, gjë që nuk varej prej tij, kurrën e kurrës se e lodhi bota, por se çdo rrugëtim ka një fund. Ka gjasë të jetë i lumtur, se nuk ka për ta marrë më malli për zonjën e tij, ani se ka lënë trishtim tek margaritarët e tij.

Por, ama një gjë ma la peng tani që vajti; Kë do takoj unë, kur të kem harru’ me qesh?

Etiketa: Enkel Demiestradafadil hasagotë rakiKemi harru’ me qeshmarinariora

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Rama i do shqiptarët dhe Shqipërinë, ashtu si i ati deshte Havzi Nelën!

Rama i do shqiptarët dhe Shqipërinë, ashtu si i ati deshte Havzi Nelën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com