Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka pranuar të tregojë se cilin nga kandidatët për Bashkinë e Tiranës mbështet në primaret brenda Partisë Demokratike. Në një konferencë për mediat, Meta tha se emrat janë njëri më i mirë se tjetri, ndërsa e cilësoi procesin një hap shumë pozitiv.
Pyetje: Kë kandidat mbështesni për Tiranën, Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin?
Meta: Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi është një hap shumë pozitiv. i ftoj të gjithë kandidatët të shpalosin platformat e tyre për rivendosjen e llogaridhënies në Bashkinë e Tiranës. Mbështesim proces, cilido kandidat që do fitojë do gëzojë edhe përkrahjen e kolegëve të tjerë që Tirana ti ikë nga duart tiranëve.