Me thirrjen “Rama ik” e ka nisur fjalën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.
Përpara protestuesve, Këlliçi tha se kryeministri ia ka mbathur sot, duke e quajtur frikacak.
“Rama ik! Ta dëgjoj njëherë Rama deri në Vlorë. Ju vini në Tiranë ai ia mbath nga Tirana. Një frikacak që i fshihet të vërtetës. Kjo bandë në krye të qeverisë është edhe pronarja e vërtetë e inceneratorëve”, tha Këlliçi.
Protesta e Partisë Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në shesh bashkë me mbështetësit e tij. Bulevardi përballë kryeministrisë është mbushur me mijëra qytetarë që do të protestojnë kundër qeverisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” është bllokuar qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.