Fjala kek nuk është vetëm për ëmbëlsirat, ju me formën e kekëve mund të bëni kekë të vegjël të kripur të shijshëm dhe të shëndetshëm
Në një tas rrihni dy kokrra vezë, një gotë qumësht, spinaqin të cilin e keni prerë hollë dhe i keni dhënë një valë në ujë të nxehtë dhe e keni kulluar, djathtë të bardhë, sodë buke dhe disa lugë miell deri sa të bëhet një masë e hollë si për krepa ose pak më e trashë.
Format e kekëve i lyeni me gjalp dhe hidhni masën brenda
Piqini në temperaturë 220 gragë
Mund ti hani dhe për mëngjes dhe është një mënyrë e mirë për tu dhënë perime fëmijëve.
/27.al/