Këshilli i Emerimeve në Drejtësi do të nis sot procedurat për renditjen e kandidatëve për anëtarë pranë Gjykatës Kushtetuese me listat përkatëse.
Lista do ti dërgohet më pas Kuvendit dhe Presidencës të cilat brenda një afati një mujor emërojnë 6 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
“Në rend të ditës shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Përcaktimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në njoftimin e KED.