Policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë blinduar KZAZ nr 42 në Kavajë ku pritet të nisë numërimi i votave për kryetarin e ardhshëm të Kavajës mes kandidatëve Maksim Koni për LSI-në, Isa Sakaj për PD-në dhe Dorian Muratin e PS-së. Në kavajë ndodhet edhe ministri i Brendshëm Dritan Demiraj.
Janë 84 kuti votimi me 23 mijë vota që do të numërohen. Numërimi pritet të nisë në orën 10:00
Ka forca të shumta të policisë dhe FNSH të cilat kanë blinduar KZAZ. Në këtë KZAZ pati një përplasje mes vëzhguesve të PS-së dhe LSI-së dhe pasditen e djeshme kur po numëroheshin votat për zgjedhjet parlamentare.