“Kavaja” ndez Kuvendin, Berisha: Fshehët krimin e ndodhur në tetor, Lleshaj: S’i kam duart me gjak – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kavaja” ndez Kuvendin, Berisha: Fshehët krimin e ndodhur në tetor, Lleshaj: S’i kam duart me gjak

11:32 | 07/02/2019
në Shqiperi
0

Rasti i abuzimit seksual i minorenes në Kavajë përplasi në kuvend ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ish-kryeministri që sinjalizoi dhe i pari opinionin për ngjarjen, tha se të gjithë strukturat shtetërore përgjegjëse kanë qenë në dijeni të ngjarjes së ndodhur në tetor të vitit të shkuar por kanë fshehur krimin dhe nuk kanë reaguar.

Në përgjigje Ministri i Brendshëm  tha se personat përgjegjës janë arrestuar para se lajmi të bëhej publik.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Mes tyre ata nuk kursyen dhe akuza personale.

Berisha: Sot keni para jush mazhorancën e përdhunuesve. Në një krim të shëmtuar që ndodhi në Kavajë, përdhunim kolektiv, policia u njoftua por policia ishte në anën  e përdhunuesve dhe heshti dhe fshehu krimin. SHISH dhe kreu i tij njoftoi kryeministrin dhe ministrat  respektivë. Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve. Fshehën krimin. Përsëritën të njëjtin skenar këta përdhunues që përsëriten tre muaj më parë me djalin e deputetit të ture, përsëritën të njëjtin skenar kur një e sëmurë me AIDS akuzoi kryetarin e grupit parlamentar për përdhunim. Ç’moral kanë këta të dalin para jush qytetarë, është dita juaj. Nëse nuk i krehni, nuk do të keni fëmijë të sigurtë kurrë në shkolla. Këta kanë morarin e përdhunuesve, këta akuzojnë viktimat.

Lleshaj: Lidhur me akuzat që u drejtuan në drejtim të policisë së shtetit theksoj edhe njëherë me përgjegjësi të lartë shtetërore se rasti i Kavajës është trajtuar nga policia e shtetit në momentin zero, në momentin e parë. Policia e Shtetit ka reaguar në momentin zero, me 29 janar 2019 ndaj denoncimit. Akuzat ndaj policisë së shtetit janë të pabaza, të dëmshme dhe dashakeqe për të nxirë një institucion i cili i shërben me besnikëri dhe devotshmëri qytetarëve shqiptarë. Publikimi në rrjete sociale është bërë pasi shtetasit e akuzuar kanë qenë të arrestuar. Janë arrestuar se keni bërë atë palo-status, ka dokumenta shtetëror për këtë.

Berisha nga vendi: Turp t’u vijë!

Lleshaj: Juve ti vijë turp që gënjeni gjithë Shqipërinë. Kriminel më thoni mua ju? Mua kriminel nuk më thoni dot ju se i kam “duart e bardha”, nuk kam gjak në duar.Policia e shtetit i ka arrestuar përdhunuesit përpara se lajmi është bërë publik.

Berisha: Një prind i vërtetë nuk ja lejonte vetes kurrë këtë. Policia ka reaguar vetëm pas denoncimit që u bë në rrjete sociale dhe ky vasal që nuk ka nder, dinjitet dhe nuk ka asgjë merr përsipër të mashtrojë në vend që të marrë masa por nuk e  bën dot se zbaton urdhrin e Edi Ramës për të fshehur krimin. Ky krim ka ndodhur në tetor dhe të gjitha informacionet kanë ardhur në Tiranë.I ka marrë Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme dhe mender Kryeministri por vendosën të fshehin krimin se për ta përdhunimi është standard moral, se për ta fëmija i tjetrit është për tu përdhunuar, se për ta përdhunuesi duhet të jetë kryetar bashkie, se për ta përdhunuesi mund të marrë çdo funksion. A mund të imagjinoni një zyrtar që ka pafytyrësinë  dhe u thotë shqiptarëve që policia veproi para denoncimit. Kush mund ta bëjë përveç këtij vasali? Është turpi më i madh o puçist bashkë me atë tjetrin ke futur forcat në Fakultetin Filologjik. I bindur të jesh se bashkë me të do të zvarriteni rrugëve.

http://www.oranews.tv/article/abuzimi-seksual-i-minorenes-ne-kavaje-berisha-akuzon-mazhorancen-si-perdhunues-reagon-lleshaj

Etiketa: kavajeSali Berishasander lleshaj

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Përdhunimi i të miturës në Kosovë, Haradinaj i tronditur: Falenderoj mediat; Apeloj gratë e vajzat të raportojnë dhunuesit

Përdhunimi i të miturës në Kosovë, Haradinaj i tronditur: Falenderoj mediat; Apeloj gratë e vajzat të raportojnë dhunuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com