Katër hiper-dëmet e qeverisë Rama! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Katër hiper-dëmet e qeverisë Rama!

00:33 | 20/12/2016
në Opinion
0

Nga Gentian Kaprata*

Për të qenë politikisht korrekt, që të përzgjedhësh dëmet më evidente të një qeverie duhet që analizën ta bësh ditët e fundit të mandatit të saj, në mënyrë që të përfshish gjithë kohën që kjo qeveri ushtron pushtetin. Pra, që në fillim duhet të pranojmë kufizimet e shkrimit. Mirëpo, kam dy argumenta që e asnjëanësojnë këtë efekt.

Së pari, argumentin teorik. Shkencat politike kanë një aksiomë gjerësisht të pranuar, sipas të cilës një rotacion demokratik nuk varet vetëm nga mënyra e dorëzimit të pushtetit nga humbësit te fituesit, por edhe nga mënyra sesi fituesit sillen me administratën që gjejnë, sepse me të njëjtën mënyrë që ata sillen me administratën e vjetër, do të sillet administrata e re me popullin. Kështu që në vlerësimin tim, qeveria Rama e ka mbyllur qeverisjen që javën e parë të saj.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Argumenti i dytë është praktik. Dëmet janë të tilla, saqë jo muajt që i kanë ngel’ kësaj qeverie, por edhe disa qeveri pas saj vështirë t’i rikuperojnë dot.

Prandaj, pa u zgjatur vijojmë me dëmin e parë. Ai është thellimi e zgjerimi deri në të pakapërcyeshëm të hendekut midis shoqërisë dhe qeverisjes. Shoqëria shqiptare e konsideron qeverisjen, përfundimisht, si një pushtim dhe stabilizim të një kaste që merr vendime për të, por pa lidhje me të, të cilën është e detyruar ta durojë për shkak të “dhunës legjitime” që kjo qeverisje ushtron “për të mirën e përbashkët” mbi çdo individ. Absurd, por real! E gjitha kjo, sepse qeveria Rama në tentativën e saj “për të bërë shtet” nuk zgjodhi rrugën e forcimit të institucioneve të shtetit për t’i shërbyer shoqërisë, por forcën policore të të gjithë zgjatimeve të saj për të edukuar shoqërinë “parashtetërore” shqiptare, e cila ndërtonte pa leje, nuk paguante energjinë dhe taksat, nuk zbatonte rregullat e qarkullimit rrugor, dhe shumë të tjera si këto. Si produkt, sot kemi një shoqëri dhe një qeverisje që udhëtojnë në rrugë të kithta me njëra-tjetrën.

Dëmi i dytë është ekzekutimi i pushtetit vendor. Qysh ditët e para Rama i hapi luftë ndërtimeve pa leje apo me leje të pamoralshme. Me stabilizimin në zyrën kryeministrore këtë çështje e ktheu në super-reformën e tij. Çdo ministër u gjithpërfshi. Madje edhe shëndeti publik u mendua të përmirësohej nëpërmjet heqjes së kioskave nga oborret e spitaleve. Më tej, mori në dorë lejedhënien ndërtimore. Askush veç tij nuk mund të jepte më leje ndërtimi. Projekti i “Rilindjes Urbane” ishte kapaku i pusetës. Mirëpo, administrimi urban është një funksion vendor qeverisës, sikurse është hartimi i listave të të pastrehëve, listave të ndihmës sociale dhe shumë punë të tjera, me të cilat qeverisja Rama u vetënjehsua. Kështu, megjithëse ishte votuar si kryeministër, Edi Rama nuk luajti dot në “Stadiumin Kombëtar”. Kryebashkiaku i Republikës, drejton edhe sot Atdheun me 61 drejtorët e bindur apo të pabindur të tij, në mungesë totale të qeverisjes vendore.

Dëmi i tretë është deformimi, shvlerësimi dhe rrënimi i konceptit “reformë”.  Si çdo shtetndërtues tjetër, edhe Rama ndërmori një set reformash. Në fakt, reformimet e sistemeve mund të ndihmojnë në ristartimin e sektorëve të zhvillimit dhe minimizimin e korrupsionit. Mirëpo, pa dimensionin kulturor të shoqërisë dhe përfshirjen e saj, dështimi është i sigurt dhe për një kohë të gjatë. Çka na drejton te thelbi i kësaj qeverisje. Ajo nuk ka kuptuar rregjimin shoqëror, në të cilin po qeveris. Nuk kupton se populli është sovrani dhe asaj i duhet të bëj reformat e duhura për të përmirësuar jetën e tij. Porse, ka ndërtuar në mendje një model ideal të “popullit që meriton të qeveriset prej saj”, dhe vijon të “reformojë” popullin që t’i pështatet qeverisjes. Prandaj, të ashtuquajturat reforma janë, ose aksione militare për të rritur nivelin e ligjzbatimit, ose fllucka që nuk prekin asgjë, ndërkohë që shoqëria vuan pasojat e tranzicionit përgjatë reformimit të paqenë.

Dëmi i katërt është ngadhnjimi i fasadizimit mbi racionalitetin njerëzor. Një set i gjerë projektesh e programesh lokale të ndërmarra dhe të finacuara nga qeveria Rama e kthyen Shqipërinë në një Republikë Fasadash. I stratuar me projektin “Lungomare” në Vlorë (simboli i kësaj qeverisje), programi i “Rilindjes Urbane” përfshiu të gjitha fasadat e dukshme të ndërtesave të dukshme në rrugët e shëtitoret e dukshme të disa qyteteve shqiptare dhe gëlltiti miliarda të shqiptarëve të sotëm dhe të nesërm. Me logjikën e një zonje në moshë, e cila për t’u kamufluar si e paraqitshme bën ndërhyrje të kirurgjisë estetike, rëndon make up-in, shkurton minifundin e zgjeron dekoltenë, edhe Edi Rama po bojatis qendrat e qyteteve shqiptare të zhytura në ujrat kënetore të përmbytjeve ciklike dhe nën rrezikun e përhershëm të shpërthimit të rrjeteve të infrastrukturës inekzistente inxhinierike. Ndërkohë, zonja dhe Shqipëria Urbane, kanë domosdoshmëri të tjera ekzistenciale!

* Urbanism & Democracy

Etiketa: demetfasadizimiGentian Kapratalungomareqeveria RamaRilindja UrbaneUrbanism & Democracy

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Dhjetor 1925/ Mehdi Frashëri-grekëve: Ndalni shpërnguljen e çamëve, ndryshe largojmë minoritetin grek nga Shqipëria

Dhjetor 1925/ Mehdi Frashëri-grekëve: Ndalni shpërnguljen e çamëve, ndryshe largojmë minoritetin grek nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com