Karton i kuq për Veliajn, 140 milionë lekë nga xhepat e kryeqytetasve për të blerë heshtjen e ekspertit kritik

Duhet të lëçisni

Edi Rama rilind ministrinë e propagandës

Në një rekord të ri negativ në marrëdhëniet me publikun, kryeministri Edi Rama shpalli krijimin e një ‘agjencie për media dhe informim’, e cila...

Ndodh përsëri/ Burri vret gruan me armë zjarri, më pas qëllon edhe veten

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr.,...

Sëmuret gjatë krasitjes, ndërron jetë shqiptari në Itali

Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Leçe, Itali. Viktima është me inicialet F.C. Ai banonte në Taviano dhe punonte në një...

Covid-19, 30 humbje jete në 1 javë, të enjten dhe të premten numri më i lartë i viktimave

Në shtatë ditë 30 humbje jete. Ky është bilanci që ka shkaktuar Covid 19 në Shqipëri nga 11 shtatori deri më 17 shtator duke...

Erion Veliaj njihet si mjeshtri i blerjes së atyre pak të guximshmëve që flasin mbi masakrimin e kryeqytetit nga furia e betonit dhe propagandës së tij bajate me shkrime të porositura dhe çmime imagjinare gjojë të marra andej këndej, sipas të cilave ai qënërkësh një kryetar i zoti.

Çdokush që ka folur kundër Veliajt ka marrë një ofertë prej tij apo njerëzve pranë kryebashkiakut. Në pjesën më të madhe, këto oferta janë të parefuzueshme. Vetëm gjatë vitit të shkuar, në kulmin e pandemisë, Veliaj shpërndau 20 milion euro për të blerë mbështetjen e artistëve dhe personazheve të njohur publik. Nuk ka nevojë për listë, mjafton të shohësh fotot e tij në rrjetet sociale për të kuptuar se kush është në bordëronë e Veliajt.

Shpallja e fituesit sipas KVO te Bashkise se Tiranes

Oferta e parezistueshme e Veliajt mund të jetë edhe 140 milion lekë për të mbjellë ca pemë akacie të dhëna për kompaninë e djalit të një personazhi të njohur që ka folur vazhdimisht mbi masakrimin e kryeqytetit nga kryebashkiaku që kërkon të japë një tjetër imazh në publik.

Djali i ekspertit të mjedisit Abdulla Diku, i cili kritikonte qeverinë për koncensionet që ua jepte oligarkëve e biznesmenëve ka marrë sëfundmi tenderin në fjalë nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, nën varësinë direkte të Veliajt.

Ekstrakt nga QKB per kompanine e djalit te ekspertit te mjedisit Abdulla Diku

25-vjeçari është pronari i kompanisë “Diava Consulting” shpk, e cila fitoi tenderin duke u bashkuar me kompaninë tjetër “NAIM 2020 shpk” shpk.

Tenderi është shënuar me flamur të kuq, pasi çuditërisht prej tij është tërhequr një kompani, e cila kishte dhënë një ofertë rreth 20 milion lekë më pak se sa fituesit.

Konkretisht, kompania “XHEPI ”shpku tërhoq pa asnjë shkak nga gara edhe pse kishte dhënë ofertën më të mirë duke kursyer rrjedhimisht një shumë të madhe parash nga taksat e qytetarëve të Tiranës. Përballë kësaj situate, kompania e djalit të Abdulla Dikut dha një ofertë vetëm 900 mijë lekë më pak se fondi limit duke e patur të sigurt tashmë se do të fitonte me bekimin e Veliajt.

Kjo është mënyra se si operon Veliaj në Tiranë dhe jo më kot ka dalë shprehja: Do të bësh lekë? – Fillo kritiko Veliajn në publik, pasi nuk kursehet me ofertat e tij. /27.al

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Edi Rama rilind ministrinë e propagandës

Në një rekord të ri negativ në marrëdhëniet me publikun, kryeministri Edi Rama shpalli krijimin e një ‘agjencie për media dhe informim’, e cila...

Ndodh përsëri/ Burri vret gruan me armë zjarri, më pas qëllon edhe veten

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr.,...

Sëmuret gjatë krasitjes, ndërron jetë shqiptari në Itali

Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Leçe, Itali. Viktima është me inicialet F.C. Ai banonte në Taviano dhe punonte në një...

Covid-19, 30 humbje jete në 1 javë, të enjten dhe të premten numri më i lartë i viktimave

Në shtatë ditë 30 humbje jete. Ky është bilanci që ka shkaktuar Covid 19 në Shqipëri nga 11 shtatori deri më 17 shtator duke...

Erdogan pret si mik Vuçiçin, flasin edhe për Kosovën (foto)

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar në Stamboll sot me homologun e tij turk, Tayip Erdogan. Siç bëjnë të ditura kanalet zyrtare të informimit...