Karamelja që po vdes Partinë Demokratike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Karamelja që po vdes Partinë Demokratike

10:07 | 26/05/2017
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Për hir të një kodi të pashkruar, gazetari në Shqipëri shpesh e detyron veten mos të shkruajë ndaj opozitës në vigjilje apo gjatë fushatës elektorale, sepse mendohet që kjo e dëmton atë dhe ndihmon qeverinë artificialisht. Kritika ndaj pakicës është vlerësuar qyshkur si opozita e opozitës, pasi problemi është qeveria.

Por, për fat “të mirë” pas marrëveshjes së yllit të sabahut tani edhe opozita është bërë pjesë e problemit, pra e qeverisë. Sot, udhëhiqemi nga qeveria Rama-Basha, ndërsa sipas kryeministrit karamelja ishte vota e Sali Berishës për këtë qeveri.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kemi hyrë në fushatën elektorale me një qeveri të çuditshme tekniko-taktike, me një pakt lakuriqësh nate, i cili u bë në terr të plotë, larg syve të botës. Të gjithë e kanë me merak të pyesin se cila palë del e humbur, ndërsa dyshimet janë të pavenda, sepse Partia Demokratike duket sheshit që ka marrë rrëpirën me shpejtësi marramendëse. Në një bisedë disa orëshe kryetari demokrat ia doli të zhbëjë 27 vjet qëndrese demokratësh, e cila u ngjiz me të mirënjohurat ideale të dhjetorit. Arben Imami dhe Eduard Selami duhet të kenë parë se si u shkërmoq ajo pak cipë që pat’ mbetur si make up plakash në ballin e PD-së. Në atë bisedë që shumëkujt ju duk disi e gjatë, ra në hon revolucioni komunist i vitit ’97 që e solli PS-në në pushtet nëpërmjet grykës së pushkës. Jozefina Topalli tani nuk duhet as ta përmendë si i kaloi plumbi pas veshit në Vlorën e atyre kohëve, sepse në qeveri Rama ka zbuluar si thotë vetë një mik të ri, i cili quhet Lulzim Basha. Tre muajt e çadrës u zhbënë për të marrë një drejtori rurale që flitet se ka lekë apo për të vendosur ca ministra që rrogën e parë e marrin pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Tre muaj të kësaj proteste që doktori rrëfen se ishte rezistenca popullore më e madhe paqësore që kanë parë shqiptarët, shërbyen vetëm për të shtyrë një javë dhe vetëm shtatë ditë të shkreta zgjedhjet. Nuk ka qeveri teknike, nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me standartet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por Ervin Salianji duhet të fshijë fotot dhe filmimet në fushat me hashash, sepse është aleat me Saimir Tahirin. Kurse Gent Strazimiri është aleat me Arben Ndokën, Edi Paloka bashkëudhëtar në këtë qeverisje me Paulin Sterkaj.

Partia Demokratike tashmë është në bjerrje të plotë ideologjike. Shenjat i pati dhënë me kohë qysh kur Kaç Islami dhe ish-spiunët e Sigurimit u bënë udhëheqës, por të paktën të gjithë prisnin të vinte PS-ja tek Kaçi, jo të shkonte Luli në akronimin PS. Nuk kanë më pikën e rëndësisë projeksionet e profesor Eduard Zaloshnjes që ka marrë përsipër detyrën e vështirë të mbulojë zvetnimin me numra mandatesh ose më mirë diellin me shoshë. Efekti i rrudhjes, zvogëlimit, tkurrjes si ndodhi me PASOK-un në Greqi është i qartë dhe i përditshëm. I vetmi njeri që është i ndërgjegjshëm për gjithë këtë mort politik është bashkëqeverisësi Edi Rama që ka shtuar dozën e cinizmit duke e diskretituar pa mëshirë Partinë Demokratike. Hedh romuze kudo që shkon dhe shpall këtë “miqësi” të re që ka shtënë me kreun e PD-së. Të zhgënjyerit e lëvizjes çadriste fillojnë nga anti-Sorosianët e deri tek aleatët. Lulzim Basha ka zgjedhur me ndërgjegje të plotë të humbë pesë deri në gjashtë mandate vetëm se do të garojë tek pullë. Tepricat e votave të Dukës, Mediut, Spahiut, Dules, madje dhe të Rivelinos do shkojnë në Lanë dhe jo më në thesin e PD-së. Paraardhësi i Bashës, doktori i karameles, nuk linte votë t’i shkonte dëm, prandaj koalicionet e tij përbëheshin nga një tabor me parti. Basha zgjedh krejt të kundërtën. Përse? Sepse shkon pas berihait që kishte hallin e LSI-së. Por, LSI nuk para ha djathas o Lul, kafshon majtas. Kaq e di dhe profesor Zaloshnja.

Tani, kryetari i demokratëve hyn në fushatë me një listë, ku shpenzon disa mandate për aleatët qejfmbetur, pra jo për demokratët, me ca mandate mangët që nuk ia japin tepricat e këtyre aleatëve në mëri, me ca ish-komunistë dhe ish-sigurimsa dhe ça të teprojë për ndonjë demokrat. Nuk e shan dot më qeverinë, sepse është pjesë e qeverisë. Nuk flet dot më për cannabis, sepse koloneli për një muaj do i bëjë arat e gjelbëra tokë e djegur. Nuk flet dot për varfërinë që ka pllakosur vendin, se ka marrë Ministrinë e Punës. Nuk pipëtin dot për konçesionet, se mori shëndetësinë. Nuk bëzan për korrupsionin, se mori financat. Më e bukura fare është që pas zgjedhjeve nuk thotë dot: “Qeveria vodhi zgjedhjet”, sepse qeveria është vetë. Çfarë do u thotë demokratëve? Ndoshta paralajmërimin e Edmond Spahos që pas 25 qershorit Shqipëria do të qeveriset me formulën magjike PS-PD. Kush ka kaluar në jetë vetëm dy herë tek oborri i PD-së e di fort mirë ç’do të thotë kjo gjë për një demokrat.

Para 27 vjetësh themelohej një parti që i dha tonin jetës politike në Shqipëri, por që me sa duket do i përkasë historisë, se ia kallën ende në moshë të re.

Etiketa: Edmond SpahoEduard ZaloshnjaEnkel Demiish-komunistëish-sigurimsakarameljaKaramelja që po vdes Partinë DemokratikePartia Demokratiketaborylli i sabahut

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Basha: Rama s’mbajti premtimet, Republika e Re do sjellë ndryshim

Basha: Rama s'mbajti premtimet, Republika e Re do sjellë ndryshim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025
Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

15:00 | 25/12/2025
EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe drogë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli –

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli –

14:46 | 25/12/2025
Shpërthim në xhami gjatë faljes së akshamit, autoritetet nisin hetimet –

Shpërthim në xhami gjatë faljes së akshamit, autoritetet nisin hetimet –

14:32 | 25/12/2025
Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

14:18 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –
  • I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli –
  • Shpërthim në xhami gjatë faljes së akshamit, autoritetet nisin hetimet –
  • Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –
  • Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com