Meteorologët parashikojnë rritje të temperaturave gjatë ditës së sotme dhe në vijim. Pas një dimri të tejzgjatur shirat që prej sot do të pakësohen, ndërsa temperaturat do të kenë rritje të ndjeshme.
Sipas parashikimit të IGJEUM, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme do të ketë një mot të kthjellët, ndërsa do të ulet rreziku i përmbytjeve në zonat e prekura.
Nesër (e martë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 / 14 °C
në vendet malore: 2 / 10 °C
Duke nisur nga 31 marsi, për Pashkë, skenari meteorologjik pritet të ndryshojë.
Rryma e ngrohtë e quajtur “Hannibal” do ngrohë ndjeshëm Mesdheun, përfshirë edhe Shqipërinë, teksa temperaturat maksimale parashikohet që do kapin vlerën 33 gradë celsius në disa rajone.