Policia ka arrestuar në Kakavijë një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.
Në pranga ka rënë shtetasi A.H., 44 vjeç, banues në Fier.
Ai rezultonte i shpallur në kërkim edhe nga pala greke.
Kujtojmë që gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në Tetor të vitit 2016 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ‘Vrasje e kryer në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin Grek.