Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet të jetë autor i disa vjedhjeve.
Arrestimi i 39 vjeçarit është bërë pas finalizimit me sukses të operacionit “Elektronika”. Ai në mënyrë të përsëritur kishte vjedhur sende elektronike si kompjutera, GPS, video projektor, kabllo elektrike etj.
- Shtetasi i mësipërm, muajt e fundit pasi ka dalë nga burgu, dyshohet si autor i vjedhjeve si më poshtë:
- Më datë 07.10.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se në kopshtin “Met Hasa” ka vjedhur një laptop, magnetofon dhe pajisje zëri.
- Më datë 05.10.2019, në lagjen Nr. 3 dyshohet se ka vjedhur zyrat e Laboratorit të Akuakulturës dhe Peshkimit në Durrës, ku ka marrë një monitor kompjuteri, GPS dhe një video projektor.
- Më date 20.09.2019, më lagjen Nr. 14 në oborrin e shkollës 9-Vjeçare “Hasan Koçi” dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike.
- Më datë 16.09.2019, në lagjen Nr. 12 dyshohet se ka vjedhur Zyrat e Njësisë Administrative.
- Më datë 14.05.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në “Dispaçerinë e Sëmundjeve të Mushkërive”.