Forcat RENEA kanë arrestuar një grup kriminal që u vendoste gjoba bizneseve.
Në pranga ka rënë koka i grupit kriminal Muhamet Liçi dhe shtatë persona të tjerë, bashkëpunëtorë të tij. Arrestimi i tyre u bë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila ka lëshuar 8 urdhërarreste për “Shtrëngim për marrje pasurie”.
Drejtuesit e grupit kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë.
Grupi shantazhonte tregtarët se nëse ata nuk paguanin shumën në fund të muajit, do iu dëmtonin bizneset, ndërsa i kërcënonin edhe me jetë.