• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kapen kot”, Salihi reagon për sulmin e Veliajt ndaj FSHF: Politika kujtohet për futbollin 1 herë në 4 vjet

20:47 | 29/01/2022
në Shqiperi
0

Zv. trajneri i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit që po ndodhin në futbollin shqiptar. Në një intervistë për televizive, Salihi flet lidhur me procesin zgjedhor në FSHF dhe ndërhyrjet e politikës, e kryesisht kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke theksuar se politika kujtohet për futbollin një herë në 4 vjet.

“Duke qenë se jemi pjesë e sportit, edhe këto janë lajmet dhe zhvillimet që na interesojnë më shumë. Por si duket u bë e zakonshme tani, sa herë afrohen zgjedhjet, ka njerëz që gjatë 4 viteve nuk i ka rënë në mend fare për sportin dhe kujtohen kur vjen koha e zgjedhjeve. U mësuam. Edhe para 4 viteve ishte po e njëjta situatë. Shpresoj që të zgjidhet, gjithmonë në të mirën e sportit. Më vjen keq, sepse kur afron koha e zgjedhjeve, do të kishte qenë mirë që të jenë njerëz të sportit që afrohen, që duan të kandidojnë, të japin ndihmën e tyre, të shpalosin projektet e tyre, por vijmë në një pikë absurde që përplaset fusha e lojës me politikën, që nuk kanë të bëjnë dhe kjo e bën më të madhe dhe i jep një no-sens këtij debati. Uroj të mbarojë sa më shpejt dhe të zgjidhet në të mirën e sportit, sepse duhet të merren njerëzit e sportit dhe ata që kanë dhënë për sportin, jo njerëz që kujtohen ditën e zgjedhjeve, ‘hajde se mund ta bëj edhe unë këtë punë’” – shprehet Salihi.

Lexo edhe

Polici del jashtë kontrollit në spital, rreh infermierët: Do t’ju djegë

Mbulohet nga flakët jahti me vlerë 20 mln dollarë, tymi largon pushuesit nga brigjet e detit

Aksidentohet trajleri me grurë në autostradën Tiranë-Durrës, tonelata drithë derdhen në rrugë

Ndërhyrja e Veliaj-t në zgjedhjet e FSHF-së?

“Nuk jam fare dakord që njerëz të politikës të afrohen për të drejtuar sportin. Ne kemi nevojë për njerëz të politikës që të vijnë dhe të ndihmojnë te sporti dhe vetë zoti Veliaj që është angazhuar si asnjëherë tjetër, nuk e kam parë më herët afër sportit, në stadium apo nesh a lojtarëve. Sporti dhe futbolli në veçanti ka aq shumë nevojë sa edhe zoti Veliaj ose kushdo nga politika e qeveria kanë mundesi të japin, nuk ka hiç mundësi për të kërkuar për të drejtuar situatën për të ndihmuar sportin. Sporti ka pasur gjithmonë nevojë për këta njerëz dhe ato nevoja janë aq evidente sa i kanë parasysh dhe mund të bëjnë për sportin shumë më tepër. Më duket më tepër një fiksim, nuk di çfarë shpjegimi t’i jap”- thotë zv.trajneri i Kombëtares shqiptare.

Ai komenton edhe shpërthimin e tritolit në banesën e Presidentit të FSHF-së, si dhe punën e Dukës në krye të Federatës.

“Më ka lënë një shije jashtëzakonisht të keqe, përveç angazhimit pa sens të disa njerëzve që kanë qenë gjithmonë jashtë sportit. Shpërthimi te shtëpia e Presidentit, pas kësaj që po ndodh, kalojnë edhe në marrëzi dhe nuk mund ta imagjinoj. Shpresoj mos të përsëriten më. Ne jemi njerëz të sportit, zoti Duka është njeri i sportit, dhe është larg këtyre gjërave. Të rrimë larg këtyre gjërave që s’kanë shpjegim, i quaj marrëzi dhe lajthitje e njerëzve për të arritur deri këtu.

“Jam pjesë e futbollit profesionist, u bëra 21 vite dhe përveç se pjesë e futbollit, jam dhe qytetar i Shqipërisë dhe duke e krahasuar me të gjitha fushat e tjera, futbolli është si nata me ditën, ka një progres të jashtëzakonshëm, ka rritje të jashtëzakonshme në krahasim me fushat e tjera. Është meritë e presidentit Duka dhe jo vetëm pasi janë dhe aktorë të tjerë që kanë dhënë ndihmesë të madhe. Duka ka bërë dhe po bën një punë shumë të mirë dhe nuk duhet ta ndërpresë në mes. Kemi lënë pas shtete që vite më parë nuk i afroheshim as me nivel, as me infrastrukturë, as me organizim”, – përfundon Hamdi Salihi.

Etiketa: FSHFHamdi Salihi

Të Lidhura

Polici del jashtë kontrollit në spital, rreh infermierët: Do t’ju djegë

Polici del jashtë kontrollit në spital, rreh infermierët: Do t’ju djegë

nga 27
14:41 | 12/08/2022
0

Një ngjarje ka ndodhur në një spitalin e Lamisë të Greqisë, pasi një policë ka sulmuar dhe rrahur infermieret. Shkak...

Mbulohet nga flakët jahti me vlerë 20 mln dollarë, tymi largon pushuesit nga brigjet e detit

Mbulohet nga flakët jahti me vlerë 20 mln dollarë, tymi largon pushuesit nga brigjet e detit

nga
14:40 | 12/08/2022
0

Një superjaht 20 milionë dollarësh, në pronësi të një shefi kompanie, me vlerë më shumë se 400 milionë dollarë, është...

Aksidentohet trajleri me grurë në autostradën Tiranë-Durrës, tonelata drithë derdhen në rrugë

Aksidentohet trajleri me grurë në autostradën Tiranë-Durrës, tonelata drithë derdhen në rrugë

nga 27
14:21 | 12/08/2022
0

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pasi një trajler i ngarkuar me grurë ka dalë nga rruga. Si pasojë...

Tirana “nën pushtetin” e shiut, reshje të dendura dhe rrufe

Tirana “nën pushtetin” e shiut, reshje të dendura dhe rrufe

nga 27
14:01 | 12/08/2022
0

Reshje të dendura kanë filluar mesditën e sotme në kryeqytet. Sinoptikanët kanë parashikuar një mot të paqëndrueshëm për të paktën...

Para
Gabriel Escobar: Berisha nuk mund të jetë fytyra e PD-së!

Escobar: Vizita në Kosovë dhe Serbi për t’i nxitur palët që të kthehen në tavolinën e dialogut

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U plagos nga bashkëjetuesja, Gjykata jep masën për 22-vjeçaren që qëlloi Vali Corleonen

U plagos nga bashkëjetuesja, Gjykata jep masën për 22-vjeçaren që qëlloi Vali Corleonen

14:49 | 12/08/2022
Polici del jashtë kontrollit në spital, rreh infermierët: Do t’ju djegë

Polici del jashtë kontrollit në spital, rreh infermierët: Do t’ju djegë

14:41 | 12/08/2022
Mbulohet nga flakët jahti me vlerë 20 mln dollarë, tymi largon pushuesit nga brigjet e detit

Mbulohet nga flakët jahti me vlerë 20 mln dollarë, tymi largon pushuesit nga brigjet e detit

14:40 | 12/08/2022
Aksidentohet trajleri me grurë në autostradën Tiranë-Durrës, tonelata drithë derdhen në rrugë

Aksidentohet trajleri me grurë në autostradën Tiranë-Durrës, tonelata drithë derdhen në rrugë

14:21 | 12/08/2022
Tirana “nën pushtetin” e shiut, reshje të dendura dhe rrufe

Tirana “nën pushtetin” e shiut, reshje të dendura dhe rrufe

14:01 | 12/08/2022

Më Të Lexuarat

  • U plagos nga bashkëjetuesja, Gjykata jep masën për 22-vjeçaren që qëlloi Vali Corleonen
  • Polici del jashtë kontrollit në spital, rreh infermierët: Do t’ju djegë
  • Mbulohet nga flakët jahti me vlerë 20 mln dollarë, tymi largon pushuesit nga brigjet e detit
  • Aksidentohet trajleri me grurë në autostradën Tiranë-Durrës, tonelata drithë derdhen në rrugë
  • Tirana “nën pushtetin” e shiut, reshje të dendura dhe rrufe
  • Abuzoi seksualisht me nipin, Prokuroria e Beratit mbyll hetimet për 45-vjeçari

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U plagos nga bashkëjetuesja, Gjykata jep masën për 22-vjeçaren që qëlloi Vali Corleonen
  • Polici del jashtë kontrollit në spital, rreh infermierët: Do t’ju djegë

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com