Janë dashur pak minuta reshje që një qyteti i Beratit të kthehet në depozitë balte dhe mbetjesh të shumta. Shkak për këtë është bërë çarja e tubacioneve të ujërave nga shiu, të cilat kanë bërë që i gjithë uji të dalë në rrugë të qytetit, e për pasojë të mbushë me ujë e baltë edhe disa banesa.
Mëngjesi i së premtes i ka gjetur krejtësisht në baltë rrugët e qytetit, pusetat të bllokuara, ndërsa në ish sheshin e agjencisë vërshimi i ujit ka qenë aq i madh sa ka çarë rrjetin kryesor të ujërave të larta.
Shefja e zyrës së Emergjencave Civile, pranë bashkisë së Beratit, Flutura Mbrati bënë me dije se pasi u verifikua gjithë situata, ka nisur puna për të bërë të kalueshme rrugët dhe zhbllokuar pusetat.