Kaos në Durrës, pas dy muajsh banorët s’kanë marrë bonusin: Na sorollasin nëpër zyra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaos në Durrës, pas dy muajsh banorët s’kanë marrë bonusin: Na sorollasin nëpër zyra

13:07 | 24/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

Në Durrës, dëmet nga tërmeti janë të pranishme ngado. Të shkatërruar e krejtësisht të pabanueshme janë blloqe të tëra banimi në qytetin bregdetar, ndërsa shumë prej banorëve janë detyruar të largohen pasi shtëpitë e tyre nuk ofrojnë siguri për jetën.

Pas akt- konstatimit nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj pallatet u shpallën të banueshëm, e për rrjedhojë banorëve iu komunikua se duhet të qëndronin nëpër hotele ose shtëpi me qira. Për qiranë të gjithë ata banorë që mbetën pa shtëpi do të përfitonin bonus qiraje. Por sot pas dy muajsh ka ende familje që nuk kanë arritur të marrin asnjë qindarkë.

“Nga hoteli më kanë nxjerrë, me një grua të sëmurë jam”, shprehet një banor.

Pyetje: A iu ka dalë emri në listë.

Qytetari: Jo!

Pyetje: Sa kohë ke që ke aplikuar?

Qytetari: Që në datën 30 dhjetor.

Pyetje: Ku po jetoni?

Qytetari: Aktualisht jetoj me qira, qiraxhiu kërkon lekët.

Pyetje: Hasni burokraci në zyrat shtetërore?

Qytetari: Normale që po has. Fola me prefektin në telefon më tha do takosh Florian Tahirin. E takova dhe ai më tha do shkosh tek zonja Diana, erdha para disa ditësh nuk gjendeshin dokumetat, që unë kisha aplikuar. I gjetën tani më thonë do presësh. 150 mijë lekë qiraja është qiraja tek plepat.

Për këtë zotëri qiraja që duhet të paguajë është tepër e lartë dhe në kushtet ku ndodhet e ka të pamundur ta përballojë. Për këtë i duhet të sorollatet nëpër zyrat e bashkisë që të mund të përfitojë bonusin e qirasë.

“E treta herë, shkoni tek komuna, nuk është konstatuar hyrja”, shprehet një tjetër qytetar.

Pyetje: Ku jetoni?

Qytetari: Unë jetoj me qira.

Pyetje: Sa paguani?

Qytetari: 300 mijë lekë po ku ia arrij unë. Ka dy muaj që kam aplikuar për bonus. Tani thonë shkoni njëherë në komunë, hajde edhe njëherë se skanë ardhur për ta kontrolluar, s’të japin rrugëzgjidhje.

Ndërkohë në këtë zyrë, përveç qytetarëve që janë për bonus, ka edhe shumë të tjerë që kërkojnë të mbarojnë punë për probleme që nuk lidhen me tërmetin.  E gjithë kjo sjell radhë dhe vonesa për ata që duhet të aplikojnë për bonus. Qytetarët shprehen se nuk ka asnjë organizim.

“Unë tani po i dorëzoj, por shkova sot atje dhe më sorollatën, më tha se duhet dy kopje, një për në bashki dhe një tek te komuna, pastaj doli një burrë tjetër që priste, jo tha nuk lejohet”, shprehet qytetari.

“Një muaj e gjysëm afër dy. Erdhën inxhinierët, e verifikuan, bëmë letra të tjera sërish dhe nuk  japin përgjigje”.

Të  njëjtin shqetësim kanë qindra familje në qytetin e Durrësit, ndërkohë nënkryetari i Bashkisë, Florian Tahiri deklaroi se grupet e punës ndodhen ne terren dhe po punojnë për të verifikuar gjendjen e të gjitha objekteve.

Etiketa: Bonusi i qirasëdemet nga termetiDurrësKaos në Durrës

Të Lidhura

PD nuk do dalë me dy kandidatë në Lushnje –

Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –

nga 27
10:13 | 16/03/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh se Rama duket i tensionuar dhe i irrituar nga çdo media apo...

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

nga 27
09:53 | 16/03/2026
0

Një mjet i tonazhit të rëndë, kamion, ka marrë flakë në ecje në bypass-in e Vlorës. Dyshohet se zjarri ka...

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

nga 27
09:29 | 16/03/2026
0

Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me lëndë plasëse të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 10 marsit...

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

nga 27
09:19 | 16/03/2026
0

Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People...

Para
“Më vranë”, policia gjen tre gëzhoja dhe makinën luksoze tek Uji i Ftohtë (Film)

“Më vranë”, policia gjen tre gëzhoja dhe makinën luksoze tek Uji i Ftohtë (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD nuk do dalë me dy kandidatë në Lushnje –

Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –

10:13 | 16/03/2026
Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

09:53 | 16/03/2026
Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

09:29 | 16/03/2026
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

09:19 | 16/03/2026
Sulmohet policia e Kosovës në Veri –

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –

09:03 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –
  • Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –
  • Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –
  • Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –
  • Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –
  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –
  • Mori flakë në ecje, shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com