Kamza do të jetë në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Ahmataj ka fituar minimalisht 0-1 kundër Partizanit duke marrë 3 pikët jetike falë golit të Resit.
Ky rezultat e bën të pavlefshëm fitoren e Vllaznisë në Korçë kundër Skënderbeut. Edhe pse shkodranët fituan 1-5, e mbyllin kampionatin me 44-r pikë, 2 më pak se Kamza.