Mbledhja e komisionit Ekonomisë dhe Financave është anuluar pasi kreu i këtij komisioni nuk ka pranuar që të diskutojë projektligjin për kampusin Universitar të Tiranës me specialistë.
Kryetari i komisioni ka kërkuar prezencën e zyrtarëve në rang zv/ministri ose ministri. Marrëveshja për kampusin Universitar parashikon një marrëveshje me Gjermaninë për bashkëpunimin financiar e cila do të akordojë një grant prej 4.5 milionë euro i cili do të përdoret për rinovim të konvikteve.
Projekti është planifikuar që të fillojë në vitin 2016 ndërsa përfundimi I projektit parashikohet në vitin 2018.