Organizimi i Kupës së Botës së vitit 2026 është kthyer në një “mollë sherri” për shumë shtete. Nga njëra anë tre shtetet si SHBA, Kanadaja dhe Meksika kanë sugjeruar një organizim në territorin e këtyre shteteve dhe sipas llogaritjeve do të sillte një fitim prej 11 miliardë dollarë për FIFA-n.
Megjithatë, Cordeiro nuk është i vetmi që mbështet idenë e një organizimi të Botërorit në Amerikën e Veriut, me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump që ka theksuar se do të ishte një turp nëse vendet që ne mbështesim gjithmonë do të lobojnë kundër ofertës amerikane.
Por, oferta e SHBA-së, Kanadasa-së dhe Meksikës nuk është e vetmja, pasi edhe Maroku gjithashtu ka bërë ofertë për të organizuar ngjarjen më të madhe të futbollit botëror dhe kanë marrë mbështetje të konsiderueshme në javët e fundit.