Një 38-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Kakavijë pasi ka rezultuar i dënuar me 15 vite burg në Itali për vrasje e vjedhje me armë.
Policia bën me dije se “në datë 12.07.2016 , ora 06:15 në hyrje të Republikës së Shqipërisë u paraqit shtetasi Aris Kaçi, 38 vjeç, banues Xarrë, Sarandë. Pas verifikimeve të punonjësve të policisë në sistemin TIMS ky shtetas rezultonte person në kërkim”.
Mësohet se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Romës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejtë Italisë.