Kafeneja asht i vetmi institucion që funksionon njiqind për qind në Mëmëdhembjen tonë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kafeneja asht i vetmi institucion që funksionon njiqind për qind në Mëmëdhembjen tonë

10:26 | 11/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Ilir Seci

Kthehesh në Shqipni mbas sa kohe dhe takon të aferm dhe miq. Të ftojnë për kafe dhe ti si me dashtë me provue që ke ruejte traditat, del në kafe me ta. Kafeneja asht i vetmi institucion që funksionon njiqind per qind në Mëmëdhembjen tonë. Ulesh, porosit nji makiato dhe i habitun sheh tjetrin ose tjetrën si vendos mbi tavolinë celularin e tipit të fundit, sheh si hedh shkujdesshëm çelësin e BMW-së, si hedh syzet Rye Ban edhe pse ditë e vranët, dhe në fund sheh se si me nji dozë triumfialiteti vendos dhe portofilin e frymë në pare, “cash”, ose kur nuk janë “cash” e hap gjoja rastësisht për me qitë synin kartat e kreditit.

Ti ke mall, ke dëshirë me mësue sa ma shumë se çka ka ndodhë gjatë kohës qe nuk ke qenë aty, por tjetri ban sikur nuk i ndien pyetjet tua tanë kureshtje dhe te kallzon nji përvojë të keqe me nji sportelist hoteli në Milano :
-“Sa mistreca jane këta italianët eh!” – shfryn me nji soj kapadaillëku, e vazhdon : – “shkojmë shpesh në Milano se grues time vetem atje i pëlqen me ble rroba.”
Mban ligjëratë mbi sjelljen e sportelisteve italiane :
-“Gjithnjë ma sjellin me vonesë ushqimin në dhomë, “room service”, italiane mistreca…nuk kam me u shkelë ma në atë hotel.”
Mbasandej vazhdon bisedën me kthimin nga Milano, ankohet për punonjesit e aeroportit në Malpensa dhe në fund kur kishte zbritë në Rinas nji punonjes shqiptar i aeroportit aty “kishte lindë me këmishë se për pak kish qenë duke i mbetë në dorë!”

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ndalo pak e të thotë :
-“Më fal që u vonova pak me ardhë, por mbeta te shkolla private e djalit. U bana namin atyne te shkolla sepse djali nuk po shkon mirë me mësime…ke pa ti me pague mijëra euro për shkollë e mos me të mësue?”
-“Po kjo puna e të mësuemit asht edhe me të ardhun…dikujt i jepet dikujt jo dhe aq shumë.” – mundohesh ti me e qetësue…
-“Jo more s’ka aty i vjen apo nuk i vjen! Ka me marrë notat ma të mira e pikë.” – kcen ai, – “notat ma të mira e me shku në universitet në Amerikë, pune e kryeme kjo.”

Ti nuk do me folë ma për atë gja e ndrron temë, e dvetë si janë punët në Shqipni…
-“Për ibret janë” – ta kthen fill, – “na mbyti korrupsioni, ky i gjati e ka ba monopol gjjthshka, nuk len kënd tjetër me marrë frymë. Krejt janë në kambë te të shkulë lekë, gjykata, polici, hipoteka, dogana gjjthandej…çka të them, korrupsion i gjallë vendi.”
Ai vazhdon e flet e ti duke e kqyrë mundohesh me i dhanë dum se nga i gjeti paret me shkue në Milano e shoqja e tij, e shoqja që rrobat firmato i ka mësue nga teshat te Gabi, mundohesh me i dhanë dum se nga i gjet paret me ble BMW tip i fundit ky vetë, ky që kur ishte në konvikt në Qytetin Studenti njihej si ai “çuni që mbante nji fotografi BMW-je në murin e dhomës.” …Ti duke e ditë me se merret ai, duke e ditë nivelin e rrogave mundohesh me përllogaritë se nga i del hesapi për ato gjana përfshi edhe shkollën e shtrenjtë private të fëmijëve…

Ndërkohë zani i tij i ngritun të kthen nga përllogaritjet te biseda në tavolinë:
-“Asht ba keq o mik” – shfryn ai, – “kaq keq sa jemi duke mendu me ardhë te ju ne Amerikë. Po edhe te ju nuk asht gja ajo punë se kam qene disa herë. Duhet me punue fort, nga dy punë, që me ia dalë mbanë…Pse jetë i i thonë asaj!?”
-“Këtu ba me pasë shtet asht mirë porn na vdiq korrupsioni” – prapë ai, – “s’po na hiqet qafe ky korrupsion i mallkuem.”
-“O shoq” – i thom dikur kur bahem me plasë, – “a nuk e sheh se je ti vetë nji nga shkaktarët e kësaj gjendje? A ban sikur apo vërtetë kaq të janë nxanë sytë!? Ba me bisedue me tanë ata që bajnë korrupsionin në Shqipni te tanë këtë avaz mbajnë…Kjo asht e keqja ma e madhe në Mëmëdhembjen tonë sepse të gjithë duan që të funksionoje shteti deri te ai por duke e përjashtue atë vetë…”Ligji duhet të zbatohet deri tek unë, por pa më prekë mua!” – kjo asht motoja në Shqipni.”
Ai hap syte nga brofja jeme, e ma kthen :
-“Nuk e di more burrë çka ndodh me ju që shkoni jashtë!? Mbeteni mbrapa tanë botës…”

Etiketa: Amerikëilia secikafeneshkolle privateshqiptare

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Gjendet një person i pajetë në Fushë Krujë

Gjendet një person i pajetë në Fushë Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com