Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për rezultatet e Njësisë Antikorrupsion, që sipas tij ka gjetur një sërë shkeljesh në Agjensinë e Kadastrës së Durrësit, duke kërkuar shkrirjen e kësaj të fundit.
Manja deklaroi se ka kërkuar shkarkimin e shumicës së drejtorisë së Kadastrës, pasi pavarësisht se dosjet ishin nën hetim, punonjësit kanë tentuar që në shkelje të ligjit të prishnin provat.
“Kemi kërkuar shkrirjen e Kadastrës së Durrësit, janë gjetur shkelje në 215 dosje. Kemi kërkuar si masë shkarkimin e pothuajse të gjithë drejtorisë së Kadastrës në Durrës, kemi kërkuar shkrirjen nga drejtori i ASHK-së, te përgjegjësi i legalizimeve dhe sektorë të tjerë. Janë marrë 215 dosje në shqyrtim, mungonin totalisht dokumentet më të rëndësishme që kërkon ligji. Pasi ne kemi tërhequr dosjet dhe kemi nisur kontrollet, drejtoria e ASHK-së është përpjekur që ti ribëjë dosjet, kjo e rëndon më shumë situatën, pasi një subjekt nën hetim, nuk mund të ribëjë dosjet”, deklaroi Manja.