Juventus fitoi trofeun e parë të një sezoni të cilin shpreson se do ta kurorëzojë në mënyrë historike me një tripletë titujsh, që ka shanse të kompletohet brenda një muaji në Serie A dhe në Champions.
“Zonja e Vjetër” mundi 2-0 Lazion në Finalen e Kupës së Italisë, në një ndeshje ku goditi atëherë kur duhet dhe më pas administroi avantazhin pa rrezikuar thuajse asnjëherë.
Strakosha mbrojti portën e Lazio në këtë finale, e para për të, dhe dhuroi pritje fantastike sidomos në pjesën e parë, por nuk mund të bënte asgjë në dy golat e juventinëve.
Dani Alvesh i dha epërsinë torinezëve me një top që preku tokën para se të pushonte në rrjetën e Tomas Strakoshës. Portieri i Kombëtares shqiptare në një formë të mirë por me një mbrojtje inekzistente, vuajti golin e dytë me Leonardo Bonuccin që praktikisht vrau shpresat e Lazios për trofe.
Juventus ngriti me meritë kupën e tretë radhazi dhe tani pret titullin në Serie A që mund të vijë në fundjavë, si dhe finalen e Champions në 3 qershor me Realin.
https://www.youtube.com/watch?v=rEDleRLBueU
https://www.youtube.com/watch?v=TSuLJHcSxKM