TIRANË – Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj dhe gjashtë të akuzuarit e tjerë, si anëtarë të së ashtuquajturës banda e tritolit.
Julian Sinanaj, pak ditë pas arrestimit në janar 2014, pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe në këmbim të statusit të rrëfente emrat e bashkëpunëtorëve të tij.
Duke qenë se Sinanaj ka rrëfyer dhe emrat e personave të tjerë, me të cilët ka bashkëpunuar, ai ka përfituar ulje dënimi, pasi meritonte burg të përjetshëm. në këto kushte Gjykata vendosi dënimin me 35 vjet burg për vrasësin me pagesë