Ju flet Tirana… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ju flet Tirana…

12:03 | 18/10/2016
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Na u desh të prisnim shtatë javë për të parë një ndeshje të vërtetë në këtë kampionat dhe ja vlejti, qoftë edhe për të gjykuar më realisht për pjesën e mbetur të edicionit. Skënderbeu më në fund doli nga shtëpia, ku e kishte ngujuar kalendari dhe të gjithë e kuptuan se ata nuk janë të vetëm në një ishull të pabanuar, nga ku mund t’i ndërpresin pushimet, kur të duan. Korçarët pyesnin pas fitores me Teutën: Në çfarë muaji do të dalin kampionë? Ishte pyetja e një gazetari që dukej sikur kishte arritur orgazmën. Sidoqoftë ata kanë meritën e madhe që në vitet e fundit kanë diktuar në futbollin shqiptar, kudo ku luhej, duke i dhënë kuptim shtrirjes gjeografike të trofeve, por lajm kryesor mbeten gjithsesi ata që kanë shkruar historinë. Fitorja e Tiranës të djelën, pavarësisht çfarë skuadre kishte përballë, nuk mund të jetë arsye për të kaluar caqet normale të entuziazmit, pasi janë vetëm tri pikë të shtuara në tabelën e klasifikimit, ndërkohë që i mungojnë edhe pesë të tjera për të arritur skuadrën e Agostinelit. Por përshtypje të bën fakti, që kanë filluar të na ofrojnë një Tiranë, e cila i ka munguar futbollit tonë prej shtatë vitesh, aq më shumë që kishte filluar t’i bënte të pashpresë edhe ndjekësit më konservatorë. Kjo po që është arsye për t’i kaluar disi limitet e entuziazmit, pasi futbollit shqiptar po i kthehet ai emri i dikurshëm i 50 trofeve të fituara, pa të cilin, historia e këtij sporti në vendin tonë do të mbetej shumë e varfër. Gjatë kësaj periudhe të zymtë të bardhebluve ishte e natyrshme, që pasi të bënin përshtypje rezultatet spektakolare të Skënderbeut, të pyesje se çfarë po bëhej me Tiranën. Dhe tani le të shpresojmë që nuk është një imazh optik dhe as ndonjë lloj realiteti i ri, që ka tendenca të shkëlqejë provizorisht, por një rikthim në realitetin e vjetër. Sezoni i ri… Edhe sezoni i sivjetshëm i bardhebluve nisi si të ishte fotokopje e paraardhësve, me një skuadër që nuk fitonte, madje e kishte shumë të vështirë edhe të shënonte. Trajneri Daja kërkonte vetëm pak durim, për ta lënë të punonte i qetë, derisa ekipi të plotësohej me një grup futbollistësh që i kishte në organikë, por për një arsye apo një tjetër, nuk i kishte në fushë. Sigurisht që kishte të drejtë, pasi në të njëjtën kohë që plotësohej, Tirana filloi të tregonte një progres konstant në cilësinë e lojës. Derbi i Elbasanit, ose më saktë një pjesë e tij bënë me dije se ka mundësi, që këtij viti futbollistik mund t’i shtohej një forcë e harruar. Me Flamurtarin një javë më pas nuk ishte vetëm “ju bëjmë me dije”, ndërsa pas fitores ndaj Skënderbeut ishte thjeshtë: Ju flet Tirana! Një lojë e fuqishme që nuk lë asnjë alibi për kundërshtarët dhe gjithçka vazhdoi me të njëjtin ritëm dominant, derisa bardheblutë menduan se e fituan takimin dhe pikërisht atëherë edhe rrezikuan. Megjithatë, mëkatet nuk mund të ndodhin çdo javë dhe në të njëjtin sens, kështu që Agostineli, pas festës së ekzagjeruar pas golit që të tijët i shënuan Teutës në të 95’, pranoi se vendasit e merituan fitoren. Por, kjo nuk vlejti vetëm tri pikë, pasi Tirana i bëri nder kampionatit, duke i treguar pjesmarrëseve të tjera që ky ambjent është shumë i kufizuar për të pasur diktatorë dhe vasalë. Pra, në çdo javë, gjithkush mund të ketë mundësinë për të bërë të fortin, pavarësisht nga ngjyra e fanellës, mjafton që rregullat e lojës të jenë të njëjta.

Respekti i humbur

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Këta që fituan të djelën përfaqësojnë një krenari për futbollin, por atë të vërtetin, ndërsa në vorbullën, ku shpesh vërtitemi nuk janë të respektuar, pasi ky nuk është ambjenti ku historia ka vlerë. Kësaj Tirane i mungojnë edhe katër pikë në klasifikim, pasi i janë mohuar dy 11-metërsha të pastra, të pranuara publikisht nga të gjitha nivelet e specialistëve. Pra, në një renditje reale do të kishte vetëm një pikë diferencë me Skënderbeun, me përjashtimin e vetëm që në këto shtatë javë të luajtura, sipas kalendarit kishte të programuara katër transferta, tre prej të cilave mjaft të vështira. Tifozët kryeqyetas janë prej kohësh një dekor i bukur në çdo stadium të vendit, por njëkohësisht më të dënuarit nga komisionet e FSHF-së. Përgjithësisht në mënyrë të ekzagjeruar kanë marrë penalizime ekstremisht të gjata edhe për ndeshje të luajtura në transfertë, ndërsa tifozëve të Korabit iu hoq dënimi pikërisht përpara një përballje me Tiranën, pavarësisht një vendimi të mbetur në fuqi edhe pas apelimit. Prania e dibranëve në “Selman Stërmasi” nuk prishi asnjë punë, por standartet nuk vlejnë, nëse janë të ndyshme. Kështu, për momentin Tiranës i duhet të vazhdojë me të njëjtën paraqitje në fushën e lojës, ndërsa për të tjerat… Koha nuk është të respektohen emra të tillë, për respekt hë për hë duhet të mjaftohet me shfletimin e librave të historisë.

Etiketa: "Skenderbeu"11-metërshaAgostineliDerbi i ElbasanitIlir DajaJu flet Tirana!kalendarisaimir demi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Banorët e Klosit bllokojnë rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë: Na kanë ngordhur gjedhët

Banorët e Klosit bllokojnë rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë: Na kanë ngordhur gjedhët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com