Jozefina Topalli, gruaja sharmante që nuk u bë dot e hekurt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jozefina Topalli, gruaja sharmante që nuk u bë dot e hekurt

13:00 | 21/02/2016
në Uncategorized
0
Deputetja e PD, Jozefina Topalli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nLawmaker Jozefina Topalli during a parliamentary session.

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nLawmaker Jozefina Topalli during a parliamentary session.

Jozefina Topalli: Karriera mes karriges së gjyshit dhe kolltukut të diktatorit

Në vjeshtën e vitit 2005 Jozefina Topalli u ul në karrigen e kryetarit të Kuvedit të Shqipërisë, atje ku rreth 100 vjet më parë ishte ulur gjyshi i saj, Gjon Çoba. Kurse në kryesinë e Kuvendit ajo do të kishte si zyrë, atë që kishte pasur dikur diktatori Enver Hoxha. Kështu e nisi pjesën e dytë dhe më të rëndësishme të karrierës së saj politike, Jozefina Topalli. Ajo drejtoi Parlamentin Shqiptar, e ndarë midis sfidës për të mbajtur me dinjitet karrigen e Kryetarit të Kuvendit, ashtu si gjyshi i saj në vitin 1920, dhe tundimit për ta bërë atë sa më të pushtetshme.

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjate nje seance parlamentare, ku jane miratuar me 72 vota pro ministrat e rinj te kabinetit qeveritar, ne vendet e mbetura bosh, pas terheqjes se LSI, nga koalicioni qeverises.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Jozefina Topalli, u zgjodh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë pas fitores së Partisë Demokratike me aleatët e saj në zgjedhjet e 3 korrikut 2005.

Në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli ishte identifikuar si përfaqësuese e ish-të përndjekurve politikë, por edhe e katolikëve të Veriut. Ajo vjen nga një prej familjeve patriotike më në zë në qytetin e saj të lindjes, Shkodra. Familja Çoba ishte gjthashtu, një ndër më të goditurat nga sistemi komunist, madje edhe vetë Jozefina e kishte ndjerë drejtpëdrejt dhunën e atij sistemi. Me këtë të shkuar në CV-në e saj, Jozefina Topalli u pozicionua në nivelet më të larta drejtuese të PD-së nën mbështetjen e kryetarit Sali Berisha.

Ajo u përfshi në jetën politike, në momentin më të vështirë të Partisë Demokratike, fill pas kalimit në opozitë për herë të parë, pasi ishte dërrmuar në zgjedhjet e vitit 1997, ku humbi një pjesë të rëndësishme të elektoratit, por edhe ish-drejtuesve të saj. Në këto kushte, Jozefina Topalli u zgjodh nënkryetare e Partisë Demokratike.

***

Deputetet, Erion Brace, Jozefina Topalli dhe Fatmir Xhafa, gjate seances se pare te sesionit te VI parlamentar te legjislatures se VIII./r/n/r/nLawmakers, Erion Brace, Jozefina Topalli and Fatmir Xhafa, during a parliamentary session.

Kur e pranoi postin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli premtoi se do të tregohej e drejtë si me shumicën që përfaqësonte, ashtu edhe me opozitën. Por sfida e saj nuk ishte vetëm kjo. Ngjarje të ethshme politike do ta shoqëronin mandatin 8-vjeçar të Partisë Demokratike në pushtet.

Jozefina ishte e para që përballej me opozitën socialiste të drejtuar në distancë nga Edi Rama, një opozitë, që për hir të së vërtetës ishte mjaft agresive në tetë vitet e qeverisjes së PD-së. Shpesh Topalli mori përsipër t’u dilte përballë deputetëve më aktivë të opozitës, si: Taulant Balla, Erjon Braçe, Gramoz Ruçi, Saimir Tahiri e të tjerë. Jozefina Topalli nuk kishte asnjë rrugë tjetër veçse të luftonte me ta “si burrë”.

Janë mjaft popullore shprehjet agresive të Topallit drejtuar deputetëve socialistë, kryesisht Taulant Ballës: “Kape mar për zhelesh e qite përjashta…” Ka mbetur si batutë, që përdoret shpesh për humor, por në kontekstin e kohës kanë qenë momente përplasjesh të forta.

Deputetja e PD Jozefina Topalli, duke hyre gjate mbledhjes se pare te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, ku kryetari Basha ka deklaruar se opozita demokrate do te jete me efikasja qe ka njohur vendi.

Përballja me politikën agresive të socialistëve e transformoi disi Topallin nga gruaja plot sharm, të cilës deputetë të opozitës i kishin thurur edhe poezi… në “gruan e hekurt” të demokratëve. Të paktën kështu e quanin ndoshta edhe për shkak të relacioneve me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Topalli njihet si një ndër të paktët deputetë të PD-së që mund të hynte “pa trokitur” në zyrën e kryetarit të fortë e autoritar, Sali Berisha. Ishte një pushtet që ia kishte dhënë vetë Berisha.

***

24 VJETORI I PD - Deputetja e PD Jozefina Topalli dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate ceremonise festive te 23 vjetorit te krijimit te Partise Demokratike, PD, ne hotel Sheraton./r/n/r/n24 ANNIVERSARY OF THE DEMOCRATIC PARTY - Leader of the Democratic Party, Lulzim Basha and Lawmaker Jozefina Topalli, during the ceremony festive for 24 anniversary of the founding of the Democratic Party, at Sheraton Hotel.

Por veç betejës në Parlament me kundërshtarët politikë, Jozefina Topalli nisi të ndjente shpejt garën e fortë brenda Partisë Demokratike. Lulzim Basha u kthye në një makth për të. Me sa duket Topalli kishte nuhatur herët, se cila do të ishte karriera e tij, qysh kur u katapultua në KOP-in e PD-së në pranverën e vitit 2005.

Lulzim Basha pati një ngjitje të shpejtë në karrierën politike, e nisur si deputet, e më pas ministër në tetë vite qeverisje, i  kthyer në një prej njerëzve më të besuar e me më ndikim tek familja Berisha. Në fakt, ai vinte nga një lidhje e fortë me familjarët e kryeministrit, ndërsa Topalli nuk e kishte përfillur aq sa duhet këtë anë të medaljes. Jozefina e kishte lidhjen direkte me Berishën dhe nuk i duhej miqësia as me Argitën apo të birin Shkëlzenin, për të garantuar karrierë në PD.

Por doli që Lulzim Basha i kishte bërë më mirë llogaritë. Ndikimi i fëmijëve tek Berisha ishte rritur. Në fund të mandatit të dytë, kur Berisha dha dorëheqjen, emri i Jozefinës as që u diskuta si pasardhëse e tij. Kalkulimet politike të Berishës bënë që emri i pasardhësit të shkonte dhunshëm tek Lulzim Basha. Ai u zgjodh kryetar i PD-së në korrik 2013, ndërsa Jozefina po ndjente humbjen dërrmuese të pushtetit të saj në PD, madje deri në degën e Shkodrës, ku ajo kishte bërë ligjin për 20 vjet.

Deputetet e PD, Eduard Halimi, Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku eshte diskutuar miratimi nga qeveria i projektligjit “Per ngritjen e Byrose Kombetare te Hetimit”./r/n/r/nLawmakers, Eduard Halimi, Sali Berisha, Jozefina Topalli and Arben Imami, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Sot Jozefina nuk ka asnjë pushtet në PD. Është vetëm deputete e kësaj partie. Lulzim Basha vërtet mund të mos e ketë të gjithë pushtetin, por ama ai ka mjaftueshëm pushtet sa për ta mënjanuar tërësisht Jozefinën. Kjo edhe falë Berishës. Basha nuk e pyeti Jozefinën as për kandidatin për kryetar të Bashkisë së qytetit të saj. Ndoshta edhe sepse lista e hartuar prej saj e kandidatëve për deputetë e vitit 2013 rezultoi fatale. Për herë të parë Shkodra humbi pesë deputetë. Gara e Jozefinës në qershor 2013  ishte e fortë, por kjo e ka një histori pararendëse. Në asnjë rast shkodranët nuk do të kishin votuar për Tom Doshin, nëse Jozefina do të kishte mbajtur fjalën e saj në marrëdhënie me demokratët e Shkodrës.

Kishte qenë përfaqësuesja më e rëndësishme e politikës së Veriut në Partinë Demokratike. Në këtë pozitë,  kishte një mision të rëndësishëm që vetë e kishte marrë përsipër. Integrimin e ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve dhe kthimin e të drejtave të tyre. Ishte zgjedhur në nivelet më të larta të Partisë Demokratike si e vetmja katolike në këtë rang. Por çfarë bëri Jozefina me këtë mision për 20 vjet?! Bilanci nuk kërkon shumë koment. Sot ish-të përndjekurit politikë dhe ish-pronarët kanë mbetur në të njëjtat kushte si atëherë kur Jozefina iu doli për zot. Ajo që pritej nga Jozefina Topalli ishte edhe hapja e dosjeve të Sigurimit të shtetit. Nuk pati përpjekje serioze për këtë çështje si një pikë nisje shumë e rëndësishme për dekomunistimimin e shoqërisë shqiptare. Çështja e dosjeve mbeti dyerve të Partisë Demokratike dhe ndonjë herë edhe nëpër ato të Parlamentit, por pa përfunduar kurrë.

Jozefina është veccse një prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, që sa herë diskutohet ccështja e hapjes së dosjeve, të gjtihë bien dakord të gjejnë një arsye për të mos i hapur.  Muk e pati asnjë herë kauzë të saj as hapjen e dosjeve as dekomunistizimin.

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per krijimin, organizimin dhe funksionimin e Keshillit Kombetar per Shoqerine Civile". /r/n/r/nLawmaker Jozefina Topalli, during a parliamentary session.

 

Sa për balancën fetare, Jozefina as që u shqetësua. Ndoshta ishte një mision i vështirë por ajo që është më e rëndësishmja, është borxhi ndaj ish-të përndjekurve politikë, shtresë prej nga ajo vinte dhe që u bë shkëndijë për nisjen e karrierës politike.

Sot Jozefina Topalli nuk e ka më atë të drejtë. E ka humbur qysh në çastin kur u bë pjesë e makinacioneve politike për të shpëtuar pushtetin në marrëveshje të shpeshta politike me kundërshtarët më të egër të etërve të saj. Iu desh të bekonte marrëveshjen politike të Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Iu desh të firmoste marrëveshjen politike të prillit 2008 me Edi Ramën… iu desh të miratonte shumë ligje kundër njerëzve prej nga rridhte. Sot i shkon shumë më tepër për shtat Kastriot Islami që e ka në grupin e saj parlamentar, se sa një ish-i burgosur i ndërgjegjes.

***

Për një sërë sfidash të forta me të cilat u përball për 20 vite karrierë politike, Jozefina Topalli mbeti midis gruas së bukur të politikës dhe zonjës së hekurt të PD-së. Bilanci me sa duket është në favor të së parës, një gjë krejt e zakontë për Kuvendin e sotëm që është plot me gra të bukura. Në fund të fundit, Jozefina Topalli nuk mundi ta mbyllte karrierën si një Madeleine Albright, aq më pak si një Margaret Thatcher, prej së cilës vjen edhe togfjalëshi “grua e hekurt”.

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, nje dite para seancen plenare ku do te diskutohet serish buxheti per vitin 2016./r/n/r/nLawmaker, Jozefina Topalli, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Rruga e Jozefinës ishte një tjetër, plot me mure të forta burrash që kishin rrënjët e thella në politikë qysh në kohën e Enver Hoxhës, si nga pala kundërshtare edhe nga pjesa brenda partisë së saj.

Bëri përpjekje të mëdha  në zyrën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, atje ku dikur ishte ulur edhe diktatori Enver Hoxha. Ajo zyrë ka qenë edhe në kohën e Jozefinës vendi ku u thurën shumë prej intrigave të pushtetit. E kishte ndryshuar e moderuar, por hijet e së shkuarës mbetën aty. Bashkë me to edhe tundimi për të grumbulluar sa më shumë pushtet, të cilit nuk i shpëtoi as ajo, Jozefina Topalli, gruaja që gabimisht u konsiderua e hekurt brenda Partisë Demokratike.

Sot Jozefina Topalli kundron nga poshtë karrigen e kryetarit të Partisë Demokratike për të cilën  ndoshta ka ëndërruar shumë. Kundron nga poshtë karrigen e kryetarit të Kuvendit, atje ku qëndroi për tetë vite. Kundron nga distanca zyrën e saj në selinë e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, atje ku sot pasardhësi i saj bën marrëveshje e lojëra politike, si kishte bërë edhe ajo dikur.  Sot ajo është vetëm një votë në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Qeveria po punon! Po punon! Po punon!

Qeveria po punon! Po punon! Po punon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com