Komisioneri për Zgjerimin e BE-së:Aprovimi i reformes është diçka, dhe zbatimi i saj është diçka tjeter. Do të analizohen të gjithë elementët dhe ne do të bëjmë një vlerësim të ndershem dhe terësor
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn, tha sot se Reforma në Drejtësi duhet të kryhet vetëm me bekimin e Komisionit të Venecias. Në takim me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, komisionerin Hahn, tha se reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj janë çelësi për hapjen e negoiatave. Ai ka sqaruar se miratimi i kësaj reforme është një gjë por zbatimi i saj është një gjë tjetër që do të thotë se BE do të monitoroje rreptë Shqipërinë edhe në zbatimine reformës “Ajo që duam të shohim, së pari aprovimi i reformes në drejtësi por edhe fillimi i zbatimit të saj. Nëse reforma në drejtësi do të ketë bekimin e komisionit të Venecias, atëherë mund të themi se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Aprovimi i reformes është diçka, dhe zbatimi i saj është diçka tjeter. Do të analizohen të gjithë elementët dhe ne do të bëjmë një vlerësim të ndershem dhe terësor”, tha Han. Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u shpreh se me Komisionerin Hahn ka biseduar jo vetëm për reformën në drejtësi, por edhe për konferencën ministeriale që do zhvillohet në Tiranë në muajin mars, e cila i paraprin Samitit të Parisit në korrik.