Jetmir Olldashi: Përse Prokuroria nuk bën publike tabulatet telefonike të Agron Xhafaj me Babalen? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jetmir Olldashi: Përse Prokuroria nuk bën publike tabulatet telefonike të Agron Xhafaj me Babalen?

18:00 | 07/10/2018
në Shqiperi
0

Bisedoi: H. Hasani

Gazetari Jetmir Olldashi i cili u mor me investigimin për kanabisin në Vlorë së bashku me Albert Veliun të njohur si “Dëshmitari X”, ka marrë masën e sigurimit “detyrim për paraqitje” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i dyshuar për kallëzim të rremë, ka treguar për hashtag.al se prokurorët e shantazhuan për “Babalen” dhe se do ndjekë rrugën ligjore për këtë çështje.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ndaj jush masën e sigurimit “detyrim për paraqitje” si i dyshuar për kallëzim të rremë. A jeni njohur me këtë kërkesë të prokurorisë? Nëse po, në ç’formë?

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Po jam njohur nëpërmjet medias dhe jam paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë, ku më është komunikuar vendimi i Gjykatës bashkë me urdhërin e ekzekutimit të firmosur nga prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri. Rreth orës 13:00 kam qenë në një emision televiziv, në transmetim direkt në televizionin “Fax News”. Pasi kam dalë nga ambjentet e televizionit jam njohur nga kolegët e mi gazetarë se në media ishte shpërndare një mesazh nga prokurori i çështjes Gentian Osmani, i cili njoftonte vendimin e marrë ndaj meje. Menjëherë telefonova familjarët e mij, të cilët më komunikuan që në ambjentet e banesës kishin shkuar oficerë të policisë gjyqësore. Më pas, komunikova me kolegë të mij ndërsa u njoftova me telefon nga një oficere e policisë gjyqësore dhe u paraqita në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Akuza e ngritur nga Prokuroria për Krime të Rënda është ajo e “kallëzimit të rremë”. A keni bërë ju ndodnjëherë kallëzim pranë organit të prokurorisë?

Jo, nuk kam bërë asnjëherë kallëzim penal pranë kësaj prokurorie, përveç faktit që kam denoncuar në media lidhjet që krimi i organizuar ka me Ministrin e Brendshëm. Për këtë fakt jam thirrur disa herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku kam kam kërkuar nga dy prokurorët e çështjes të hetojnë pistën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe kam marrë përgjigje prej tyre se “droga në Vlorë është fenomen normal”.

Pra, ndaj jush është ngritur një akuzë vetëm, sepse si gazetar keni denoncuar publikisht lidhjet e krimit me qeverinë?

Kjo është e dukshme. Prokuroria e Krimeve të Rënda vulosi sot faktin se ajo është vetëm në shërbim të qeverisë dhe krimit të organizuar dhe nuk ka vullnetin minimal të hetojë trafikun ndërkombëtar të drogës dhe lidhjet e tij me persona në pushtet. Gjatë seancave të pyetjeve në prokurori u kam kërkuar prokurorëve të hetojnë lidhjet e dhjetra skafistëve të kapur në Itali për trafik droge me personat e pushtetshëm që ndodhen në Shqipëri. Por, me sa duket prokuroria jo vetëm që nuk e ka bërë një gjë të tillë, por është angazhuar maksimalisht të mbulojë edhe ato të vërteta që janë publikuar.

Të kthehemi edhe një herë te historia që ju keni denoncuar në media, respektivisht në emisionin “Ajsberg”. Sa herë jeni thirrur për të dëshmuar në prokurori dhe për çfarë jeni pyetur?

I jam përgjigjur pozitivisht kërkesës së prokurorisë disa herë me shpresën se institucioni më i rëndësishëm i akuzës po bënte përpjekjet e duhura për hetimin e lidhjeve të krimit me politikën. Por, aty kam vënë re që prokuroria ishte e interesuar për mbylljen e kësaj çështje duke u sikronizuar me deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama të bëra një ditë pas publikimit të regjistrimit audio, por edhe të deklaratave të bëra nga ministri i Brendshëm. Por, pavarësisht përpjekjeve për të mbyllur çështjen, është një fakt të cilin prokuroria nuk e manipulon dot. Janë tabulatet telefonike mes vëllait të ministrit të Brendshëm Agron (Geron) Xhafaj dhe dëshmitarit Albert Veliu. Prokuroria ka detyrimin që këto tabulate t’i bëjë publike.

Pra, ju po thoni se interesi i vetëm i prokurorisë ishte mbulimi i trafikut të drogës?

Kjo bindje më është krijuar nisur nga bisedat me prokurorët e çështjes gjatë seancave të pyetjeve. Aty më është përmendur edhe burgu, apo edhe rreziqe të tjera, ndaj të cilave sipas tyre unë isha i ekspozuar. Kishte një tendencë të prokurorëve për t’më detyruar të shkelja mbi parimet dhe etikën profesionale. Këtë gjë nuk e kam pranuar dhe mbas refuzimit tim të vazhdueshëm më është bërë e qartë se ndaj meje do kishte represion nga aparati shtetëror që po përdor si mashë Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas jush masa e sigurimit të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ishte suprize?

Siç e thashë edhe më sipër, për mua misioni i Prokurorisë ishte i qartë; duhej nxjerrë i pastër nga kjo histori Agron (Geron) Xhafa bashkë me të vëllain ministër të Brendshshëm dhe duhet të ndëshkoheshin ata që denoncuan. Kjo është taktikë e përdorur dikur nga Sigurimi i Shtetit, që zoti Xhafaj i njeh mirë dhe që fatkeqësisht po përdoren rregullisht për të mbyllur gojën e çdo gazetari që tenton të denoncojë lidhjet e krimit me qeverinë. Mjafton të përmendim disa raste konkrete si për shembull kolegu Telnis Skuqi, i cili denoncoi trafikun e drogës me avion dhe u kërcënua bashkë me familjen ç’ka e detyroi të largohet nga Shqipëria, pasi nuk iu ofrua asnjë mbrojtje nga institucionet. Po ashtu kolegu tjetër, Basir Çollaku, i cili denoncoi lidhjen e ministrit të Brendshëm me trafikun e drogës u kërcënua dhe anatemua nga institucionet, të cilat gjithashtu nuk i ofruan asnjë mbrojtje. Pak kohë më parë banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala u qëllua me breshëri automatiku dhe institucionet nuk kanë zbardhur ende ngjarjen. Rasti më i freksët është ai i Fushë Krujës, ku një pjesë e medias u bë bashkë me qeverinë për të mbrojtur zyrtarët e denoncuar nga oficeri i policisë dhe duke lënë në mëshirë të fatit një punonjës të shtetit si Emilano Nuhu dhe viktimën e kësaj ngjarje, vajzën jetime.

Përballë një qëndrimit të tillë të Prokurorisë, cili do jetë reagimi juaj? Çfarë hapash do të ndiqni në vazhdim?

Fillimisht, do respektoj vendimin e institucioneve shtetërore. Më pas do ndërmarrim disa hapa ligjorë, duke nisur nga kërkesa për publikimin e tabulateve telefonike të prokurorëve të çështjes, të cilët ndoshta mund të kenë komunikime me persona në kërkim apo me emisarë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Si dhe do të kërkojmë gjithë dokumentacionin që disponon prokuroria, duke përfshirë ekspertizën e audio-përgjimit. Më pas, audio-përgjimi që ka patur prokuroria në dispozicion do t’i dërgohet për ekspertim të njëjtit laborator, ku është bërë ekspertiza për llogari të Prokurorisë.

https://hashtag.al/index.php/2018/10/06/interviste-jetmir-olldashi-prokuroret-me-shantazhuan/

Etiketa: agron xhafajalbert veliubabaleGentian Osmanijetmir olldashiPërparim Kulluritabulatet telefonikeProkuroria

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Tymi “pushton” Elbasanin, ndërtesa përfshihet nga flakët

Tymi “pushton” Elbasanin, ndërtesa përfshihet nga flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com